Parlamenti mbyll punimet për vitin 2024, miraton projektligjin për faljen e gjobave! Ja sa vota mori

Dec 20, 2024 | 0:01
SHPËRNDAJE

Pas një seance të gjatë maratonë, të shoqëruar edhe me debate dhe tensione, kuvendi ka miratuar projektligjin e qeverisë për faljen e gjobave në zonat rurale.

votimi

Ky pr/ligj miraton faljen e gjobave për shkeljen e rregullave në pandemi dhe të AKU për subjektet bujqësore e blegtorale në fshat. Ndërsa u rrëzua amendamenti i Gazment Bardhit për anulimin e detyrimeve të prapambetura për energjinë dhe ujin.

Ky pr.ligj mori 73 vota pro, asnje kunder dhe asnje abstenim.

Po ashtu me 74 vota pro 1 abstenim dhe asnjë kundër u votua edhe ligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”

Kjo ishte edhe seanca e fundit për vitin 2024.

Çfarë parashikon projektligji për anulimin e masave administrative?

Qeveria do të falë gjobat e vendosura nga 1 janari 2015 në nëntor 2024. Përfitues janë ata që janë gjobitur për ndërtim të paligjshëm për strehim individual, në qytet ose në fshat dhe që janë vendosur nga IKMT, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.

Edhe gjobat që ka vendosur AKU në subjektet agro-përpunuese në zonat rurale do të falen dhe po ashtu edhe gjobat e vendosura nga Inspektorati Shëndetësor për masat anti-Covid.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura