“Partizanët po i luftojnë me shkopinj pushtuesit”, kërkesa e Enver Hoxhës për aleatët në vitin 1944! Çfarë tregon simboli serb me 3 gishta

Oct 10, 2024 | 14:07
SHPËRNDAJE

partizani i panjohurDR. VASFI BARUTI

Tri simbolika kontraverse të diktatorit: 1 “me qindra partizanë luftonin me shkopinj e gurë pushtuesit”; 2Monumenti Partizani në Tiranë, relievi: Partizani tre gishta lart, simboli serb i fitores; 3Ndërkombëtarizohet Enver Hoxha: “Unë kam çliruar Shqipërinë.” (1956).

Raporti i Enver Hoxhës, Kryeministër e Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë NçL para mbledhjes së Dytë të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar në qytetin e Beratit, më 20 tetor 1944. Kryesia dhe anëtarësia e Këshillit të Përgjithshëm përbëhej nga 31 kuadrovikë të nivelit të lartë, si byroistë, anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, komandantë e komisarë etj. dhe ishin votuar në Kongresin e Përmetit. Raporti me 19 faqe shtypi me trajtesë luftën ndaj pushtuesve dhe “reaksionarët” nacionalistë të Ballit e Legalitetit, detyrat e pushtetit nacionalçlirimtar, i pushtuar nga triumfi i fitores mbi armiqtë e jashtëm e të brendshëm.

Të vërteta e të pavërteta të turpshme, skena fitore homerike si ato e qindra partizanëve që trimërohen në luftë me shkopinj, gurë e kacafytje trup me trup e gjermanët me armë të rënda e të lehta. Marri ta mendosh e besosh Kryeministrin! Një detaj lufte me gurë e në tri pikat origjinali e ka luftë me shkopinj. “Me qindra partizanë janë pa pushkë e pa municion, me qindra partizanë që digjen prej dëshirës dhe zjarrit të luftës gjenden shumë herë në pozita të luftojnë me shkopinj e gurë”. Nga mungesa e armëve shumë vende gjenden akoma në duart e armikut ”Histori lufte asokohe dhe për të sotme në 80 vjetori i çlirimit.

2. Partizani i Panjohur me njërën dorë grushti lart e në tjetrën pushka, evokohet fitoria e çlirimit të Tiranës që edhe i përkushtohet. Në piedestal dy gravura, e para djathtas imazh i partizanëve simbol i fitores së çlirimit dhe në tjetrën gravura me partizanin e ushtrisë partizane me dorën lart me tre gishta simbol serb i partizanëve të Titos! Në 80 vjetorin e çlirimit monumenti merr përplot kundrime: kush me dije për tre gishta me pasthirma OBOBO!; turistë sllavë me pozime tre gishtat!; veteranë të panjohje nderime simbolit serb. Gravura, me autor A. M., skulptor i sapodiplomuar në universitetin i arteve në Zagreb të Jugosllavisë me këtë gravurë, ruajtja e gravurës me tre gishta e papranueshme, sido të jetë motivi i ruajtjes, nga autori pritej një qëndrim i përkundër, pse skulptori është krijues me vepra vlerësuese.

Rasti me tre gishta dhe paksa shëmbëllime politike. Gravura përurohej, sipas informacioneve nëntor 1949 dhe se shiritin e preu komandanti Enver por s’dihet e vërteta! Në Kongresi i Parë i PKSH (1948) ushtonin silurime të forta politike të diktatorit kundër Titos e PKJsë andaj përurimi i gravurës me tre gishta në këtë situatë politike e shoh me ngjyrime misteri. Biografi i Titos, historian i njohur Vladimir Dedijer, autor i librit Marrëdhëniet jugosllaveshqiptare 1939-1948, botuar serbisht më 1949 në Beograd dhe shqip në Shkup po këtë vit. Për sa një vit më parë diktatori në luftë i pamëshirë kundër Titos e PKJ dhe ç’bën habi se libri shkruhej si të mos kishte ndodhur fare ajo tronditje e madhe politike, në libër s’ka asnjë kritikë sado e vogël ndaj Enver H., madje autori tepër korrekt: asnjë ndërhyrje a censurë në citimet e shumta me dokumente të PKSH-së e Enver H. Një publikim i Titos më 1949 shihet se s’kishte konflikt mes dy partive komuniste. Vit pas viti me zbutje në qëndrimi ndaj PKJ-së, në vitin 1953 a një vit më pas afrohen dy palët, bëhen marrëveshje politike. Diktatori hiq e verë maskë!

3. Diktatori vetëndërkombëtarizohet! ”Unë Enver Hoxha çlirova Shqipërinë.” [!!]

“The International Who’s Who” i Europa Publications Limited”, me përafërsi Biografi internacionale publikim i kufizuar i Europës. Botimi Biografia “Kush është kush” me biografi të figurave të shquara politike, shtetërore, diplomatë, bankierë të vendeve të ndryshme të botës niset për rrugë më 1942 e vit pas viti plotësohej me biografi të reja. Më 1956 përfaqësohet në Who’s Who dhe Shqipëria me Enver H. A. E. Bacon President i The International Who’s Who i dërgon letër Enver H. dhe është po ay format letre që dërgohej përfillimi më 1942. Letra shoqërohej me biografinë e Enver H. e botuar në “The International Who’s Who” për vitin 1956.

Ministria e Punëve të Jashtme me firmën e zv.ministrit Vasil Nathanaili biografinë e Enver. H., botuar në Who’s Who, e përkthyer ia përcjell Komitetit Qendror të Partisë. Letra përfundi mban shënim reflektues të zyrtarit partiak: “Shoku Enver e pa dhe s’bëri asnjë vërejtje.”

“The International year book’s Who” 1957. Ju lutemi korrigjoni këtë hyrje të biografisë suaj dhe na e dërgoni. Kjo që po u dërgojmë është botuar në vitin 1956.”

“Biografi e shkurtër [Who’s Who 1956] Enver Hoxha politikan shqiptar. Ka lindur Gjirokastër 1908, studimet e para i ka bërë në Korçë, ka mbaruar [!] fakultetin e shkencave të natyrës në Montpellier. Ka qenë sekretar i konsullatës në Francë [!] dhe student i fakultetit të drejtësisë [!] në Bruksel në viti 1932. Vitin 1936 ishte profesor në Korçë. Është themelonjës [!] i partisë komuniste shqiptare në vitin 1941, udhëheqës [!] i lëvizjes Nac.Çlirimtare nga 1939. Në vitin 1943 formoi [!] Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë dhe në vitin 1944 çliroi Shqipërinë. [!!]

3

Ishte kryeministër dhe komandant i ushtrisë që nga viti 1944-45. Është sekretar i përgjithshëm i Partisë së Punës së Shqipërisë.

V.O. Libri trajton tema me karakter ndërkombëtar, ka biografitë e udhëheqësve të shteteve të ndryshëm, diplomatëve, bankierëve etj.

A. E. Becon”

Europa Publications Limited për autografitë kishte kriter: autobiografia dhe nënshkrimi shkruhen me shkronja kapitale dhe me dorën e vetë personit, biografia shkruhet në vetë të parë njëjës e botuesi e kthen në vetë të tretë njëjës.

Autobiografia e diktatorit, e botuar 1956, në 14 rreshtat e veta është përplot rrenash të pështira që përthyen dinjiteti zero. Përse? Ka mbaruar universitetin Montpellier, kur për tre vjet s’dha asnjë provim dhe përjashtohej nga Universiteti; apo ishte student në Fakultetin e Drejtësisë kur ishte vetëm i regjistruar; Sekretar i Konsullatës shqiptare në Francë, kur ishte në Konsullatën e Brukselit dhe diktatori zbulon të vërtetën se ishte Sekretar i Konsullatës me vendim mbretëror, përkundër ç’shkruhet nga Nexhmije H. e të tjerë se ishte nënpunës i thjeshtë apo sekretar i vetë konsullit; Assesi të ishte themelues i partisë komuniste kur ishte thjesht delegat i grupit të Korçës; assesi të ishte udhëheqës i lëvizjes NçL dhe detyrën e lartë Komandant i Ushtrisë NçL e mori 5 muaj nga çlirimi i vendit; ishte komisar politik i Shtabit të Përgjithshëm por assesi të ishte themelues i tij; deklarata e bujshme e diktatorit: ”në viti 1944 unë çlirova Shqipërinë” që Presidenti Becon e ktheu, si rregull, në veta e tretë njëjës: “… në vitin 1944 ai çliroi Shqipërinë.”!

A. E. Becon

Letër “The International year book’s Who” (1957)

“Shokut Enver Hoxha
I dashur Zotni!

Po të dërgojmë një letër me shënimet e biografisë Tuaj, që e kemi botuar në libri ndërkombëtar “The International year book’s Who”. Do jemi shumë të kënaqur në rast se ju do të kini kënaqësi t’i bëni korrigjim dhe të ma dërgoni sa më parë të jetë e mundur.

Me qëllim që të evitojmë ndonjë gabim që mund të bëhet në librin e ri, mund t’u them se çdo korrigjim që do të bëni e shënoni me gërma të mëdha dhe e shkruani me makinë. Ne kemi shumë nevojë për to prandaj plotësojeni dhe na i dërgoni. Besoj se këto nuk do t’u futin në telashe.

Ju përshëndesim për bashkëpunimi Tuaj.
A E. Becon
Shoqëria Europiane e botimit.
3. 7. 1957″

2

Në gjegje të letrës diktatori Enver i dërgon A. E. Becon biografinë për “The International year book’s Ëho” (1959) dhe dërgesës i bëhen mjaft ndryshime nga biografia e mëparshme, siç mbeti në dosieri për Ëho’s Ëho [“Kush është kush”]

“Tekstit mbi shokun Enver Hoxha t’i bëhen këto ndryshime [me kërkesë të diktatorit]: 1. Fjalia që bën fjalë mbi bashkëpunim me gazetën Ymanite të shkruhet në këtë mënyrë: “Duke kaluar pastaj në Paris, shoku Enver Hoxha ka shkruar në gazetën Ymanite artikuj kundër regjimit reaksionar në Shqipëri.” 2. Viti i kthimit në Shqipëri nuk është 1936 por 1937. 3. Në fjalinë “mori pjesë aktive në luftën revolucionare” pjesa “për të cilën gjë u arrestua më 1937” duhet të hiqet. 4. Fjalia “Më 1939 drejtoi luftën partizane të popullit shqiptar kundër okupatorëve italianë…” të zëvendësohet në këtë mënyrë: “Ka organizuar e drejtuar luftën nacionalçlirimtare të popullit shqiptar kundër okupatorëve fashistë italiane e gjermanë.” Kjo fjali të vihet pas asaj të formimit te Partisë. 5. Fjalitë prej 1944 deri 1948 Sekretar i Përgjithshëm i KQ të PPSH të zëvendësohen në këtë mënyrë: “Udhëheqës i Partisë Komuniste Shqiptare, qysh nga themelimi i saj gjer më 1948 Sekretar i Përgjithshëm i KQ të PPSH, prej vitit 1948 Sekretar i Parë i KQ të PPSH.”

E vërteta e 5 “saktësimeve” me dorën e vetë diktatorit: Nga Who’s Who 1958 në Ëho’s Ëho 1959 bëhen ndryshime. Teksti i mëparshëm ndryshohet me tekstin: ”…shoku Enver Hoxha ka shkruar në gazetën Ymanite artikuj kundër regjimit reaksionar në Shqipëri.” dhe si teksti i vitit ‘58 edhe ky i vitit ‘59 janë gënjeshtra pse asnjë shkrim s’shkroi për gazetën Ymanite. Në Who’s Who shkruhet se Enver Hoxha për veprimtari revolucionare arrestohej më 1937 e në botimi 1959 kjo gënjeshtër hiqet. Si në Who’s Who 1958 dhe atë të vitit 1959 është krejt e pavërtetë se Enver H. ishte udhëheqës i Partisë Komuniste nga viti 1941, kur kryesorët ishin Miladin e Mugosha dhe ishte vetëm sekretar politik i Partisë, por i pazgjedhur; apo se ishte Sekretar i përgjithshëm nga themelimi deri më 1948 kur ishte Sekretar politik dhe Sekretar i Përgjithshëm prej vitit 1948, Sekretar i Parë i KQ të PKSH ishte nga viti 1953.

1

Për “The International year book’s Who 1961″ puna me biografinë e diktatorit shkoi në rrjedhë përkundër. Biografia gatitur për nisje ka dy shënime me shkrim dore të Nesti Karaguni, kuadër pranë diktatorit. Në shënimin e parë lexohet: ”Për arsye se nuk dihet se çfarë ndërmarrje është, me porosi të shokut Enver nuk u dërgua. 16/IV/62″. Diktatori refuzon t’i dërgohet biografia e tij The International year book’s Who 1961 dhe arsye jepet prej tij: “S’dihet se ç’ndërmarrje është Shoqëria Europiane e botimit”! Kur diktatori nga 1956 vit për vit kishte korrespodencë me Presidentin Bacon për botimin e biografisë! Arsye e vërtetë ishte keqësimi i marrëdhënieve me vende të kampit socialist, i frikuar se do vihej dorë në book’s Who apo do pësonte që me gjasa priste. Përfundi tekstit të biografisë së diktatorit lexohet shënimi i N. Karagunit: ”15-III-61. Nxjerrë për edicionin 25. Të figurave biografike të njerëzve të dëgjuar të botës në ndërmarrjen Botimeve Europiane. Botimi angles.” Që do të thotë: faqe e dokumentit nxirrej nga Dosja e korespodencëë me ”The International Who’s Who” i Europa Publications Limited”. Dosje që meriton vëmendje.

Titulli i autorit: Tri simbolika kontraversiane për “16” tetorin

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura