VIDEO/ Përmbysja mbetet një “utopi”! Partizani nuk ia del ndaj Iberias dhe eliminohet nga Liga e Konferencës

Aug 1, 2024 | 22:00
SHPËRNDAJE

Të shkruash historinë është gjithnjë e vështirë, aq më shumë kur duhet të kalosh në një rrugë tërësisht të pashkelur. Partizani nuk ia ka dalë ndaj gjeorgjianëve të Iberias, teksa përmbysja e disavantazhit të ndeshjes së parë, mbetet një “utopi”. Të kuqtë u mposhtën me rezultatin 2-0 në duelin e parë të vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Konferencës, ndërkohë që në “Elbasan Arena” nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 në duelin e kthimit.  

Iberia-Partizani

Kësisoj “Demat” e Orges Shehit, kanë mbyllur këtu aventurën Europiane, duke u eliminuar në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.  Interesant është fakti se nga shtatë kalime turi gjithsej që shënohen në historinë e Partizanit, të kuqtë nuk kanë arritur në asnjërin prej këtyre rasteve me përmbysje.  

LIVE PARTIZANI-IBERIA 0-0

NGJARJET KRYESORE

Mbyllet pjesa e parë! 

45+7′ Pranë golit Partizani me Mba, shtylla i mohon golin e avantazhit sulmuesi. Ndizet sfida (VIDEO) 

45+5′ Mba rrëzohet brenda zonës dhe kërkon penallti, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari. Protestojnë të kuqtë. (VIDEO)

45′ Akordohen 6 minuta shtesë!

45′ Shtylla shpëton Partizanin, pas një aksioni fantastik të gjeorgjianëve. (VIDEO) 

36′ Zguro është i ndëshkuari i radhës te Partizani me karton të verdhë.

29′ Zguro lëviz bukur nga e majta, fut një top të rrezikshëm në zonë, por nuk shfrytëzohet nga Ismaili. (VIDEO) 

25′ Goditje dënimi për Partizanin, harkon Zguro nga e djathta, por topi shkon jashtë kuadrati.

22′ Zëvendësim i detyruar te Partizani, largohet Taipi, në fushë Ismaili.

15′ Partizani vijon të ushtrojë presion të vazhdueshëm, por shënjestra nuk është e duhura.

11′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Buxhelaj, për faull në mesfushë.

7′ Minuta të mira për Partizanin që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e gjeorgjianëve në kërkim të golit.

3′ Zeka kërkon penallti për prekje të topit me dorë, gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë për protestë. (VIDEO) 

1′ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

asdsadsadsaddsad

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura