Pas 11 muajsh larg Kuvendit, Sali Berisha rikthehet në Parlament! Mesazhi i kreut të PD-së para se të hynte në seancën plenare

Dec 3, 2024 | 10:11
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është rikthyer në Parlament pas 11 muajsh mungesë në seancat plenare.sali berisha

I pyetur në lidhje me rikthimin e tij në sallën e Parlamentit , ish-kryeministri u shpreh në oborrin e Kuvendit se “Berisha futet, metamorfoza del”.

“Berisha futet metamorfoza del. Kaq e morët përgjigjen”, tha Sali Berisha, i cili më pas iu drejtua seancës plenare ku do të miratohet buxheti 2025 nen për nen.

Sali Berisha u la i lirë me vendim të GJKKO-së që revokoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” të caktuar ndaj tij, pasi ish-kryeministri refuzoi të zbatonte masën detyrim paraqitje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura