Një nga vajzat më të bukura të ekranit shqiptar, modelja e njohur Diana Avdiu, i ka dhënë fund beqarisë. Ajo ka shkëlqyer me fustanin e nusërisë në dasmën e saj, e cila u zhvilluar në kushte mjaft luksoze.
Në një festë që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, dyshja ka festuar dashurinë e tyre disavjeçare. Por shpesh emri i Dianës ka qenë shumë i lakuar. Shkak janë bërë historitë e dashurisë, që janë publikuar në media.
Të paktën në dy raste, mediat kosovare kanë bërë publike histori dashurie të sajat me meshkuj që ishin të martuar. Vetë misi ka reaguar, duke i hedhur poshtë këto thashetheme.
Modelja e njohur kosovare u përfol vite më parë si personi që i kishte rrëmbyer zemrën ish-ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit, aq sa ai kishte braktisur gruan dhe vajzën e tij të vogël. As ministri dhe as modelja nuk e kanë mohuar apo pohuar këtë lajm asnjëherë.
Diana Avdiu, u shpreh vetëm një herë se: “Mediet më kanë lodhur, vetëm po shkruajnë gjëra në emrin tim pa më pyetur asnjëherë. Ministri Stavileci është president i klubit basketbollistik, ‘Sigal Prishtina’, ku unë punoj. Punojmë bashkë dhe ai është shok i imi. Si e re dhe ambicioze në një botë si kjo në të cilën jetojmë, duhet të jesh gati të përballesh edhe me paragjykimet e të tjerëve. Të përflitem për dy imazhe të vetëkrijuara, në aspekte të ndryshme publike, është krejtësisht normale. Por të banalizohet deri në pikën, ku vihet në lëkundje një familje, është shqetësuese. E shoh si keqedukim për ata që i lexojnë dhe më vjen shumë keq që në raste të tilla, vetëm për të shpërthyer e për të kapur çdo cep një lajm, vihen në dyshim ose edhe mohohen të gjitha punët e vlerat për çfarë njihen, dy të përfolurit”, – shprehej Diana.
Diana Avdiu edhe në të kaluarën ka qenë në qendër të spekulimeve për romanca me burra të martuar. Shumë vite më parë ishte Diana, ajo që zuri vëmendjen e mediave shqiptare, ku të gjitha raportuan se ajo ishte në romancë me Agron Selimin, menaxherin e saj, i cili është i martuar. Edhe Diana edhe Agron Selimi i mohuan këto raportime. Spekulimet vazhduan teksa edhe takimet sekrete të tyre po ashtu nuk u ndalën, e që u thanë se janë takime pune.
Aq larg shkoi kjo sagë spekulimesh sa Diana Avdiu u tha se e zbuloi “të dashurin e ri”, shokun e saj Meti Alshiqin, vetëm për të zhvendosur vëmendjen. Spekulimet përfunduan në momentin kur Agron Selimi konfirmoi se nuk është ndarë nga gruaja e tij dhe familja për modelen e njohur shqiptare.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al