74-vjeçari Hekuran Gjoni ka pranuar se ka vrarë djalin e tij, Asim Gjoni, ngjarje e ndodhur pasditen e djeshme (1 shkurt) në Tiranë.
I moshuari ka treguar para policisë se si ka ndodhur ngjarja. Shkak sipas tij për ngjarjen është bërë një debat.
Fillimisht babai dhe djali kanë nisur të debatojnë verbalisht midis tyre. Në debat e sipër 74-vjeçari Hekuran Gjoni e ka goditur me shpullë djalin e tij Asim Gjonin.
Në këtë moment djali është kundërpërgjigjur duke e shtyrë dhe goditur babain, i cili është rrëzuar në tokë.
Në këtë moment ka ndërhyrë vajza e 74-vjeccarit dhe motra e Asim Gjonit, duke i kërkuar vëllait të saj që të mos e godasë babain. 34-vjeccari ka goditur dhe të motrën. Në këtë moment, 74-vjeccari është ngritur në këmbë ka marrë thikën që ishte në tavolinën e bukës dhe ka goditur disa herë 37-vjeçarin Asim Gjoni.
Menjëherë ai është dërguar në spital ku për shkak të plagëve ka humbur dhe jetën ndërkohë që 74-vjeccari, Hekuran Gjoni është arrestuar nga policia e Tiranës, për ‘Vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare’.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al