Pas dëshmisë në SPAK për 21 Janarin, flet Mark Nika: Ushtari nuk qëllon po nuk iu dha urdhër! Kërkojmë përgjegjësinë nga kryeministri, ministri i Brendshëm dhe komandanti i gardës!

Jul 22, 2024 | 14:40
SHPËRNDAJE

Pas dëshmisë në SPAK në lidhje me 21 Janarin, xhaxhai i Aleks Nikës tha se kërkojnë përgjegjësinë nga kryeministri i kohës kur ndodhi ngjarja, ministri i Brendshëm dhe komandanti i gardës.

nika

Ai u shpreh se duhet të hetohet zinxhiri komandues, duke filluar nga ish- kryeministri Berisha, te ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe Garda e Republikës.

“Përgjegjësia duhet të kërkohet te kryeministri i kohës, ministri i brendshëm dhe komandanti i gardës, ata tjerët janë ushtarë, po nuk e urdhërove ushtarin nuk qëllon ai”, u shpreh Mark Nika para SPAK.

Ndër të tjera, ai tha se hetimi buron nga gjykata e Strasburgut, pasi po të mos ishte Strasburgu, nuk do ishte hapur çështja kurrë.

Mark Nika: Janë fshirë edhe provat, do dalin nga hetimi. Do të thirren dhe familjarë të tjerë, kanë bërë një plan hetimi. Hetimi buron nga Strasburgu, të mos ishte Strasburgu, nuk do ishte hapur çështja kurrë.

Pyetje: Nëse nuk dënohet zinxhir komandues, por persona të tjerë, a do të jetë për ju çështje e zbardhur?

Mark Nika: Jo! Përgjegjësia duhet të kërkohet te kryeministri i kohës, ministri i brendshëm dhe komandanti i gardës, ata tjerët janë ushtarë, po nuk e urdhërove ushtarin nuk qëllon ai, aty janë ndërruar provat, janë fshehur, janë ndërruar tyta, është deformuar plumbi i Aleksit në kokë. Të gjithë të përgjigjen për vrasje në bashkëpunim.

Mark Nika ka folur dhe për audioregjistrimin e “21 janarit” ku dëgjohet komunikimi në radio i drejtuesve të gardës ditën e ngjarjes, e siguruar nga gazetari Artan Hoxha.

Ai u shpreh se Hoxha është i gatshëm ta dorëzojë kasetën në SPAK, duke theksuar më tej se  çështjen do ta çojnë deri në fund.

“Kasetën e ka Artan Hoxha e do ta dorëzojë në SPAK. Pame se SPAK rinisi hetimet dhe premtimi është që do respektohen procedurat, dhe të hetohet zinxhir komandues që urdhëruan ngjarjen. Ne kemi dhënë fakte të tjera më parë në Prokurorinë e Tiranës. Unë them se siç ka nisur hetimit, çështjen do ta çojë deri në fund. Nuk ka ndikime politike dhe do ta zbardhë çështjen deri në fund.

U thirra për kasetën. Kasetën e Artan Hoxha dhe është i gatshëm ta dorëzojë. Pamjet do të grupohen dhe do t’i jepen SPAK-ut. Sot trajtuam edhe anën teorike sepse ka probleme në procedurën penale, lidhur me parashkrimet. E ngrita si shqetësim. Kërkojmë hetim për zinxhirin komandues.

Nuk kishte vullnet politik, ishte një krim shtetëror. Kërkojmë hetimin e komandës së Gardës, kryeministri i kohës dhe ministri”, tha xhaxhai i Aleks Nikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura