Pas ditëve me temperatura përvëluese, moti merr “kthesë” të papritur: Reshje shiu dhe breshëri në vend

Aug 26, 2024 | 19:57
SHPËRNDAJE

Pas disa ditësh me temperatura përvëluese në të gjithë vendin, moti pasditen e sotme ka marrë një kthesë të papritur.

rreeeee

Në disa qytete të vendit, ka nisur reshjet e shiut, në formë rrebeshi dhe breshëri, duke shkaktuar jo pak probleme me përmbytjet e rrugëve.

Pritet që moti të mbetet i paqëndrueshëm në ditët në vijim, me reshje të mundshme dhe ndryshime të tjera të papritura në të gjithë rajonin.

Ndërkohë, autoritetet dhe shërbimet emergjente janë në gatishmëri për të përballuar çdo situatë të mundshme që mund të shkaktohet nga këto kushte të motit ekstrem.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura