Ka kaluar 1 javë që kur Benny Blanco dhe Selena Gomez dhanë lajmin e bukur se ishin fejuar.
Mirëpo së fundmi ka reaguar vetë producenti në rrjetet e tij sociale teksa është shprehur se nuk mund ta besoj dot që këngëtarja dhe aktorja shume e njohur tashmë do të bëhet gruaja e tij.
Producenti 36-vjeçar ripostoi njoftimin e fejesës në një Story në Instagram dhe shkroi: “Ende nuk mund ta besoj”.
Fotoja e shfaqte atë teksa puthte në kokë të fejuarën e tij 32-vjeçare e ndërsa ajo i tregoi kamerës unazën e fejesës me diamant.
Në postimin origjinal Selena kishte shkruar: “Përjetësia fillon tani”, me Blanco duke komentuar: “Oh prit… kjo është gruaja ime”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panorama.al