“Pas miqësores u binda që u gabua me lënien jashtë të tre lojtarëve”, Jupi kundër zgjedhjeve të Silvinjos: Më mirë ata tre sesa…

Jun 4, 2024 | 22:02
SHPËRNDAJE

Redi Jupi është i bindur se trajneri Silvinjo ka gabuar me lënien jashtë nga lista e Kombëtares së treshes Cikalleshi-Uzuni-Bare. Dhe këtë mendim të tijin ia ka përforcuar miqësorja që Shqipëria luajti kundër Lihtenshtejnit të hënën në darkë, edhe pse fitoi me shifrat 3-0.

jupi

“Nëse më përpara mund të kisha ndonjë diskutim se u tha ‘në fund të fundit trajneri ka të drejtë se me zgjedhjet që ka bërë na ka çuar deri këtu’, pas kësaj ndeshje jam plotësisht i bindur se është gabim lënia e atyre tre lojtarëve jashtë.

Mos i matim gjithmonë me tre më të mirët, me boshtin dhe bazën e ekipit që ai nuk i ndryshon. Matini me ata që janë numri 24, 25 dhe 26 në listë. Ata që nuk luajnë dhe që nuk do të luajnë. Për të mos luajtur, unë më mirë mbaj Baren, Uzunin dhe Cikalleshin, sesa të marr Naser Alijin, Medon Berishën dhe portierin e katërt. Sa për të mos luajtur fare, marr këta. Për të mos luajtur fare, unë do të marr këta, se nuk do luajnë që nuk do luajnë se ke bindjet e tua, mendon se të prishet grupi, etj, etj. Pse, do luajnë këta!?”, tha në “Procesi Sportiv” Jupi pas ndeshjes së Kombëtares.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura