U komentua si historia më e pazakontë e showbizit shqiptar, ajo e kantautorit 53 vjeçar Pirro Çako dhe të dashurës së tij 24 vite më të re, Sisi Ujka. Pas pesë vitesh lidhje dhe bashkëjetesë në shtëpinë e muzikantit në Tiranë, partnerja e tij është larguar nga shtëpia për të nisur një jetë të re si beqare.
Vajza simpatike nga Shkodra punon pranë Ministrisë së Mjedisit, dhe nuk ka asnjë lidhje me muzikën, por tashmë ruan shumë kujtime nga jeta prej muzikanti e Pirros, të cilat nuk mundet dot t’i fshijë.
Një prej tyre është fotoja e veçantë, ndërsa Sisi ka pozuar pranë pianos së Pirros, një nga objektet më me vlerë që muzikanti ka në shtëpinë e tij. Një pozë të tillë pranë pianos së tij e ka shkrepur dehe Pirro, ku duket e njëjta perde që bie në sy në foton e Sisit. Këto fotografi çifti i kanë realizuar në periudhën që bashkëjetonin dhe ndiheshin shumë mirë panë njëri-tjetrit.
Vetë ish-të dashurit nuk dhanë arsye ndarjeje, por sipas miqve të përbashkët, një nga shkaqet ishte pasi nuk ranë dakord për ta zyrtarizuar lidhjen, në mënyrë që të pasohej me sjelljen në jetë të një fëmije.
Kjo dëshirë e Sisit ka hasur kundërshtinë e Pirros, ndaj pasi nuk ranë dakord kanë vendosur të vazhdojnë secili jetën e vet të ndarë.
Në intervistën e fundit për Ermal Mamaqin, Pirro e cilësoi përiudhën pas ndarjes aq komode sa më mirë të mos e përshkruante, pasi të gjithë do të kërkonin të ndaheshin pasi ta mësonin si ishte.
Ndërkaq Pirro e ka provuar ndjesinë e babait, pasi ka një djalë të rritur, Anthony nga martesa me sopranon e njohur, Inva Mula.
Story.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al