Pas ndarjes nga Ben Affleck, Jennifer Lopez në kërkim të një banese të re! Ja vila luksoze që artistja synon të blejë për 55 milionë dollarë

Sep 12, 2024 | 22:15
SHPËRNDAJE

Jennifer Lopez i ka vënë sytë shtëpisë së saj të re pas ndarjes nga Ben Affleck. Kjo vilë një pjesë prestigjioze e pasurive të paluajtshme në Los Angeles, por nuk do të jetë një blerje e thjeshtë.

jennifer lopez ben affleck3

Sipas TMZ, JLo është në negociata për të blerë Azria Estate në Holmby Hills dhe është afër mbylljes së marrëveshjes.

Pasuria prej 2787 metrash është listuar për 55 milionë dollarë, por burimet thonë se ylli 55-vjeçar po përpiqet të negociojë çmimin diku midis 30 dhe 39 milionë dollarëve.

Vila ka 14 dhoma gjumi dhe është e vendosur në 3 hektarë tokë me kopshte, serë, shtëpi për mysafirë, pishinë dhe sauna, si dhe një kinema të brendshme dhe dhomë lojërash.

Megjithatë, Azria Estate doli në ankand në fillim të këtij viti dhe investitori miliarder Ron Barkle paraqiti ofertën fituese prej 30 milionë dollarësh.

Por, ai thuhet se është përfshirë në një padi kundër të vesë së Max Azria, pronarit të vilës, Lubov Azria, për një shkelje të dyshuar të kontratës.

Beteja ligjore ka vazhduar që nga maji, dhe burimet thanë se J.Lo filloi të tregojë interes për shtëpinë në gusht dhe ka bërë disa turne në shtëpi javët e fundit.

Në fakt, këngëtarja është duke negociuar si me Barkle ashtu edhe me Lubov për të arritur një marrëveshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura