Pas divorcit nga Sam Asghari, Britney Spears nuk ka pritur t’i rikthehet jetës si një grua beqare tashmë, dhe kjo gjë vihet re dhe në postimet e saj të fundit në Instagram.
Spears pati një lidhje 6 vjeçare me modelin, por, vetëm disa ditë pas dorëzimit të dokumenteve të divorcit, ajo ka postuar video në internet duke kërcyer topless në shtrat dhe në një tjetër ku shfaqet me një grup djemsh, e ku njëri prej tyre i lëpin këmbën.
”Pra çfarë bën një k*rvë si unë!!??! Unë vesh fustanin tim jeshil dhe shkok te miqtë e mi !!! Ftova meshkujt e mi të preferuar dhe luajtëm gjithë natën!!”-shkruante Britney krahas videos.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Sam u shpreh se ka marrë vendimin për tu ndarë për “dallime të papajtueshme”.
“Pas 6 vitesh dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, unë dhe gruaja ime kemi vendosur t’i japim fund rrugëtimit tonë së bashku. Ne do të mbajmë dashurinë dhe respektin që kemi për njëri-tjetrin dhe i uroj asaj gjithmonë më të mirën.”, shkroi ai.
Çifti u fejua në shtator 2021 dhe u martuan në një ceremoni të vogël.
Por çifti u ndanë pas akuzave të balerinit për tradhti dhe dhunë.
Sipas padisë për divorc të paraqitur nga Asghari në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, ai kërkon që mbështetja bashkëshortore dhe tarifat e avokatëve të paguhen nga Spears.
Modeli u takua me këngëtaren ndërsa ajo po xhironte videoklipin e këngës së saj Slumber Party në 2016.
Çifti u martuan në një dasmë private dhe luksoze në shtëpinë e superyllit në Thousand Oaks, Kaliforni ku ishin të ftuar shumë njerëz të famshëm duke përfshirë Paris Hilton, Madonna dhe Dreë Barrymore.