Pas Sali Berishës, edhe Monika Kryemadhi nuk paraqitet në SPAK! Deputetja e PL-së në SHBA

Feb 3, 2025 | 10:17
SHPËRNDAJE

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi nuk është paraqitur ditën e sotme në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj saj.

monika kryemadhi sali berisha

Raportohet se Monika Kryemadhi ka marrë leje nga Prokuroria e Posaçme për të udhëtuar në SHBA.

Mësohet se deputetja e Partisë së Lirisë do të paraqitet ditën e premte, më 7 shkurt.

Gjithashtu, edhe kreu i PD-së nuk është paraqitur në SPAK sepse ndodhet në Gjermani.

Edhe ish-kryeministri, ndaj të cilit është caktuar masa “detyrim paraqitje”, ka marrë leje nga Prokuroria e Posaçme për të mos u paraqitur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura