Donald Trump ka thënë se Robert F Kennedy, i cili kandidon si kandidat i pavarur për zgjedhjet presidenciale, duhet të mbrohet nga Shërbimi Sekret.
Kennedy është nipi i ish-presidentit të vrarë John F Kennedy.
Duke postuar në faqen e tij të mediave sociale Truth Social, Trump shkroi: “Në dritën e asaj që po ndodh sot në botë, besoj se është e domosdoshme që Robert F. Kennedy Jr. të marrë mbrojtjen e Shërbimit Sekret, menjëherë. Duke pasur parasysh historinë e Familjes Kennedy, kjo është gjëja e duhur për t’u bërë!”
Shërbimi Sekret më së shumti mbron presidentin, ish-presidentët, zëvendëspresidentin dhe familjet e tyre, por është gjithashtu i autorizuar të sigurojë kandidatët kryesorë presidencialë dhe nënpresidentë dhe bashkëshortët e tyre.
Kennedy mund të luajë një rol kyç në zgjedhjet e 5 nëntorit, në varësi të faktit nëse ai merr më shumë vota nga presidenti Joe Biden ose Trump.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al