Pas thirrjes në SPAK, Jurgis Çyrbja la mandatin e deputetit! Spiropali i njofton vakancën KQZ-së

Oct 17, 2024 | 10:17
SHPËRNDAJE

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali i ka njoftuar KQZ-së krijimin e vakancës pasi deputeti i PS-së,  Jurgis Çyrbja la mandatin e deputetit.

Çyrbja dorëzoi mandatin pasi u thirr në Prokurorinë e Posaçme ku u mor i pandehur për shpërdorim detyre.

Spiropali: Ju njoftoj se datën 9.10.2024 deputeti Jyrgis Çyrbja ka njoftuar heqjen dorë nga mandate i deputetit. ju njoftojmë mbarimin para afatit të mandatit të deputetit kolegut tonë për shkak të dorëheqjes.

Sa më sipër, Kuvendi ka detyrimin ligjor për të njoftuar KQZ për krijimin e vakancës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura