Pasi hoqi dorë nga karriera në Shqipëri, Heidi Baçi konfirmon ndarjen nga Romeo Veshaj! Veprimi i ish-banores së “BBV” i thotë të gjitha

Nov 4, 2024 | 14:53
SHPËRNDAJE

Ish-banorja e “BBV” Heidi Baçi, së fundmi ka fshirë të gjitha fotot me aktorin Romeo Veshaj nga profili i saj në “Instagram”, duke konfirmuar kështu zërat për ndarjen mes çiftit.

heidi baci romeo veshaj

Jo vetëm postimet me aktorin, por Heidi ka fshirë edhe Story të momenteve të tyre, të cilat moderatorja i mbante në profilin e saj.

heidi baci romeo veshaj (1)

Ish-banorja së fundmi ka publikuar në ‘InstaStory’ një fotot të dy prindërve të saj, duke treguar se ata kishin ardhur nga Italia për ta vizituar, mbase edhe për ta mbështetur atë në këtë periudhë të vështirë.

HEIDII

Kujtojmë që pas ndarjes nga Romeo, Heidi ka vendosur të largohet nga Shqipëria, duke hequr dorë kështu edhe nga karriera e saj si moderatore. Vendimin, ish-finalistja e “Big Brother” e bëri me dije gjatë javës së shkuar, ku ishte dhe në puntatën e fundit të sajën në “Goca dhe Gra”.

heidi baci

“Fillimisht, doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për emisionin, për dyert që më ka hapur”, tha Heidi me emocion. Ajo sqaroi se ky largim është një vendim personal, i marrë me kujdes dhe pa qëllim për të shkaktuar polemika.

“Vijnë ca momente në jetë… Nuk dua të krijohen polemika, është vendim i peshuar dhe për arsye personale. Unë duhet të rigjej veten, listën e prioriteteve të mia dhe të shoh ku do jem”.

heidi baci 2

E emocionuar, Heidi theksoi se, ndonëse e ka vlerësuar mundësinë dhe ka pasur dyer të hapura, për të rëndësi ka të jetojë për veten, jo vetëm për punën.

“Është një moment që, sado jam ndjerë shumë mirë, me dyer të hapura, ndihem shumë mirënjohëse për këtë, në fakt, unë punoj për të jetuar, nuk jetoj për punën. Por së ardhmes nuk i dihet asnjëherë”, përfundoi ajo, duke lënë të hapur mundësinë për të rikthyer në ekran në një moment tjetër.

heidi baci romeo veshaj4

Kujtojmë që romanca mes çiftit filloi teksa të dy ata u bën pjesë e reality show-t të “BBV”, ku  u përfolën mjaft nga publiku. Pas daljes nga shtëpia e famshme çifti filloi bashkëjetesën, ata u panë gjatë verës në vende të ndryshme me pushime.

Shpesh dyshja u shfaq krahë Borës dhe Donaldit ku u duk se marrëdhënia mes tyre ishte e mirë, por tashmë duket se romanca përfundoi.

heidi baci romeo veshaj donad veshaj bora zemani romeo veshaj donald veshaj heidi baci bora zemani romeo veshaj donald veshaj heidi baci bora zemani1 heidi baci romeo veshaj2 heidi baci romeo veshaj heidi baci romeo veshaj2 heidi baci romeo veshaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura