PD amendament për buxhetin 2025: Të rimbursohen shpenzimet për protezat e rikonstruksionit të gjirit dhe paruket për gratë me tumor

Nov 11, 2024 | 16:36
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike përmes 9 deputeteve ka depozituar në Kuvend një amendament për buxhetin 2025 që lidhet me një fond për gratë të prekura me kancer gjiri.

amendament

Në amendament thuhet se në nenin 5, pas paragrafit të dytë shtohen tre paragrafë me këtë përmbajtje: “Fondi prej 600 milion Leke do te përdoret per rimbursimin e shpenzimeve për protezat e rikonstruksionit te gjirit dhe paruket për gratë e diagnostikuara dhe ne trajtimit mjeksore ndaj kancerit te gjirit. Ky fond detajohet dhe përdoret me vendim te Këshillit te Ministrave.”

Po ashtu PD kërkon që të çelet një fond i posaçëm për blerjen e një pajisje PET Skaner dhe dy pajisje akseleratore ne Qendrën Spitalore Universitare Nene Tereza, Tirane. Fondi i posaçëm parashikon te përfshijë edhe shpenzimet për mirëmbajtjen ne për qellim funksionimin e pandërprerë të pajisjeve. Ky fond detajohet dhe përdoret me vendim te Këshillit te Ministrave.”

DEPUTETET FIRMËTARE

1- Zheni Gjergji

2- Dhurata Çupi

3- Jorida Tabaku

4- Ilda Dhori

5- Lindita Metaliaj

6- Ina Zhupa

7- Elda Hoti

8- Emilja Koliçi

9- Greta Bardeli

1 2 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura