“PD me Sali Berishën nuk fiton zgjedhjet”- Gazetari Martin Leka: Duhet të largohet si kryetar i partisë dhe në vend të tij të zgjidhet…

Oct 29, 2024 | 22:38
SHPËRNDAJE

Gazetari Leka thotë se Partia Demokratike me Sali Berishën në krye nuk fiton zgjedhjet. Ai shtoi se Berisha është non grata, ndaj nëse PD do që të ringrihet, duhet të zgjedhë një tjetër kryetar me vlera.

leka spahiu

Ndërsa, Bardh Spahia nga ana e tij deklaroi se PD me Berishën pa logo e pa vulë fitoi 600 mijë vota.

Sipas tij, Partia Demokratike do të fitojë zgjedhjet më 2025.

“PD me Sali Berishën në krye nuk fiton zgjedhjet, sepse është non grata. Në Partinë Demokratike duhet të bëhet një mbledhje dhe të largohet Berisha si kryetar e të zgjidhet një tjetër individ me vlera”, tha Leka në emisionin Open në News24.

Bardh Spahia: PD dhe Sali Berisha do fitojnë zgjedhjet e ardhshme.

Martin Leka: Një koleg i yti ka thënë se ne fitojmë 1.2 milionë vota. Mos u bëni kaq…

Bardh Spahia: Ne kemi fituar 600 mijë vota pa logo e pa vulë.

Martin Leka: PD është kthyer në parti të Sali Berishës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura