PD ‘ndez motorët’ për zgjedhjet e 2025, mbledh drejtuesit politikë të qarqeve në selinë blu

Sep 8, 2024 | 15:22
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike, pas përcaktimit të drejtuesve politikë të qarqeve, do të zhvillojë sot mbledhje për herë të parë me këta drejtues, në selinë blu.

selia blua

Mësohet se mbledhja do nisë në orën 17:00, ku do të diskutohen protestat dhe puna në terren.

Kujtojmë se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së që u mbajt para disa ditësh, kryetari i PD-së Sali Berisha dha porositë e tij për demokratët duke thënë se këto nëntë muaj para zgjedhjeve të 2025, PS duhet të kalojë nga mbrojtja në sulm dhe se nuk duhen të njohin humbje, por vetëm fitore.

“PD këto 9 muaj, duhet të jetë, të kalojë nga mbrojtja në sulm dhe secili nga ne duhet të përsërisë çdo ditë dy fjalë; sulm dhe fitore. PD duhet të jetë vetëm sulm dhe fitore. Fitorja e opozitës dihet të jetë opsioni ynë i vetëm”, tha Berisha.

Drejtuesit politikë të PD-së në qarqe:

  1. Tirana – Belind Këlliçi
  2. Durrës – Oerd Bylykbashi
  3. Shkodër – Luçiano Boçi
  4. Lezhë – Agron Gjekmarkaj
  5. Fier – Gazment Bardhi
  6. Elbasan – Ervin Salianji
  7. Korçë – Ivi Kaso
  8. Kukës – Flamur Hoxha
  9. Gjirokastër – Tritan Shehu
  10. Vlorë – Bujar Leksaj
  11. Berat – Eno Bozdo
  12. Dibër – Xhelal Mziu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura