PD në protestë, ambasadori i BE-së i bën thirrje nga Kuvendi: Shpresoj që opozita të luajë rolin e saj brenda Parlamentit

Oct 31, 2024 | 12:32
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato është paraqitur ditën e sotme në Kuvendit e Shqipërisë gjatë seancës të dorëzuar Progres Raportin e BE kryetares se Kuvendit, Elisa Spiropali.

Nderkohe qe gjate hyrjes ne Kuvend, Silvio Gonzato eshte perballur me deputetet e opozites, te cilet ishin te perjashtuar dhe qe kishin rrethuar hyrjen e Kuvendit. Ai eshte thirrur nga demokratet, te cilet i kane hapur rrugen, nderkohe qe pas daljes nga salla e Parlamentit, ambasadori i BE-së u shpreh se “duam të ndihmojnë Shqipërinë të bëjë progres”.

Ndërsa komentoi edhe protestën e deputetëve të PD-së, që ndodheshin në atë moment në oborr, duke u shprehur se “opozita duhet të luajë rolin e saj brenda Parlamentit.

“Sot doja të ndaja me të raportin, i cili jep një pamje, një përshkrim sa më objektiv të situatës në Shqipëri. Ju ftoj ta hidhni një sy, besoj se parlamenti ka një rol shume të rëndësishëm për të luajtur në të gjitha reformat që duhen bërë këtu në Shqipëri për progresin.

Duam të ndihmojnë Shqipërinë që të bëjë progres. Lexoni raportin, shpresojmë që opozita të luajë rolin e saj brenda Parlamentit”, tha ambasadori Gonzato.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura