PD paditi Ballukun/ Gazment Bardhi publikon deklaratat e vartësit të saj: SPAK t’i administrojë si prova! Për 8 orë u grabitën mbi 88 mijë euro

Oct 18, 2024 | 18:45
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka publikuar një intervistë të drejtorit të OSHEE-së, që sipas tij duhet të administrohet si provë nga SPAK.

Bardhi Balluku Energjia shitja

Grupi Parlamentar i PD-së paditi sot në SPAK, ministren e Energjisë, Belinda Balluku duke e akuzuar se vetëm për 1 vit grabiti rreth 180 milionë euro me shitjen e energjisë.

Sipas Bardhit, Ministrja Balluku ka nxjerrë sot drejtorin e OSHEE-së ‘për të ç’orientuar opinionin në lidhje me grabitjet që janë bërë prej saj me energjinë elektrike’.

“Ky zotëria që ka folur nuk ka lidhje direkte me transaksionet e shit-blerjes së energjisë. Ata që kanë heshtin!  Megjithatë, vartësi i Belinda Ballukut sot ka dhënë një dëshmi të cilën i kërkoj SPAK-ut ta administrojë, sepse ai deklaron se në bursë bëhen vetëm blerje afatshkurtra!”, shkruan Gazment Bardhi.

Reagimi i Bardhit

SPAK të administrojë intervistën e vartësit të Ballukut

Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Ministrja Balluku ka nxjerrë sot drejtorin e OSHEE-së për të ç’orientuar opinionin në lidhje me grabitjet që janë bërë prej saj me energjinë elektrike. Ky zotëria që ka folur nuk ka lidhje direkte me transaksionet e shit-blerjes së energjisë. Ata që kanë heshtin!

Megjithatë, vartësi i Belinda Ballukut sot ka dhënë një dëshmi të cilën i kërkoj SPAK-ut ta administrojë, sepse ai deklaron se në bursë bëhen vetëm blerje afatshkurtra!

Ja ku po i jap një provë se si në blerjen e natës së vitit të ri, është blerë jashtë bursës për 8 orë 2000 Mëh energji dhe grabitja vetëm për këto 8 orë rezulton të jetë 88 mijë e 960 euro.

SPAK i ka të gjitha dokumentet dhe operacionet korruptive lidhur me këtë aferë. Janë kapur me presh në dorë si hajdutë ordinerë dhe nuk manipulojnë dot askënd me gënjeshtra!

DENONCIMI

Në një deklaratë për mediat, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se ministrja Belinda Balluku ka shmangur shit-Blerjen e energjisë në bursë për të favorizuar 4-5 kompani pranë saj. Ndërsa u shpreh se nga shitblerja e energjisë jashtë bursës dëmi i shkaktuar ishte gati 16 milionë euro.

“Përgjegjësja kryesore për zbatimin e kësaj skeme korruptive që vjedh buxhetin e shtetit dhe kalon miliona euro në llogaritë e 4-5 kompanive private është Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku”, tha Bardhi.

Ai thekson se ka depozituar në SPAK me dokumente, sipas tij, të gjitha veprimet dhe mosveprimet e ministes Ballukut “e cila ka lejuar që energjia elektrike të shitet me humbje jashtë tregut të Bursës, në kundërshtim me ligjin dhe vendimet në fuqi, duke vjedhur hapur qytetarët shqiptarë”.

Bardhi ka shpjeguar edhe rolin e Belinda Ballukut në atë që e konsideroi, një “aferë abuzimi prej miliona eurosh”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura