Ndërsa një ditë në ndan nga protesta kombëtare e opozitës, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë fjalimit nga dritarja e banesës së tij, ka bërë thirrje për pjesëmarrje.
Berisha u shpreh se çdo demokrat e opozitar është i betuar dhe i gatshëm për çdo sakrificë për dinjitetin e tyre dhe të shqiptarëve.
“Pak orë na ndajnë nga dita e fillimit të betejës ku çdo demokrat, opozitar është i betuar për çdo sakrificë
Mirëmbrëma, përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore. Mirënjohjen më të pakufishme, për ju pararendësit e betejës të 7 tetorit.
Pararendësit e marshit të demokrateve dhe demokratëve, opozitareve dhe opozitarëve, qytetarëve dhe qytetareve drejt fitores.
23 orë na ndajnë nga dita e fillimit të asaj beteje në të cilën çdo demokrate dhe demokrat, çdo opozitar dhe opozitare vendos i betuar, i gatshëm për çdo sakrificë për dinjitetin e tij, për dinjitetin e shqiptarëve, për votën e lirë, për të ardhmen tonë”, tha Berisha.
Ndër të tjera, ish-kryeministri tha se PD s’mund të qëndrojë më kurrë si parti e dënuar për të qenë në opozitë.
“PD ju deklaron ju sot se ky moment historik, kjo ditë historike, ka një objektiv dhe vetëm një, fitoren e opozitës.
PD s’mund të qëndrojë më kurrë si parti e dënuar për të qenë në opozitë. PD nuk mund të qëndrojë si parti që ul qafën dhe firmos mandatet e Edi Ramës.
PD, demokratët, nesër nisin revoltën e tyre, zemërimin e tyre e shpalosin kundër kusarëve që i kanë kujtuar demokratët se janë qytetarë të dorës së tretë, se janë qenie për t’u shtypur, se s’kanë nerv të reagojnë, iku ajo kohë.
Ato ditë kanë perënduar, Edi Rama. Prite opozitën, është radha jonë. Vrimë miu nuk do të gjesh ti as bashkëkriminelët e tu.
Rrofshi ju, rroftë populli opozitar, shqiptarët kudo që janë!
Në sulm, në sulm, në sulm! Kjo do të jetë motoja jonë”, tha Berisha.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al