Festimet e 150-vjetorit të themelimit të Konservatorit “Çajkovski” (“Tchaikovsky”) në Moskë, një prej kryeqendrave të artit botëror, kanë përfshirë edhe 5 vepra shqiptare. Bëhet fjalë për 5 sonata të kompozitorit Aleksandër Peçi.
Nga 4 deri më 29 gusht zhvillohet në ambientet e këtij konservatori edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar “Të bashkuar miqtë”. Një mbrëmje surprizë ishte ajo dedikuar kompozitorit Peçi në datën 8 gusht, gjatë së cilës u luajtën 5 sonata, nga të cilat 3 ishin premierë botërore dhe 2 premierë ruse. Edhe pse për kompozitorin kjo nuk ishte përballja e parë me publikun rus, sërish emocioni ishte i madh.
Peçi ka shkuar atje me disa prej krijimeve të tij më të fundit, ku ndërthuren tradita me arritjet më të fundit në lëmë të muzikës. Ai ka çuar atje një copë Shqipërie përmes kabasë, ritmeve, ngjyrave dhe jetës që evokojnë tingujt e tij. Koncerti, i cili zgjati 2 orë e 45 minuta, përmbante në program Sonatën no. 1, “The drama of birds”, në 3 kohë, të cilën mësohet se autori ia ka dedikuar mikut të tij të ngushtë, poetit Xhevahir Spahiu.
Siç thotë Peçi, kjo vepër përmban “një simbolikë, e cila më shumë se drama e zogjve, është ajo njerëzore, drama e njerëzve të lirë që me velat e artit të tyre duan të zbulojnë, si Kolombi, hapësira të reja, dhe regjimet ua shkulin, apo më saktë u presin krahët e fluturimit si poetëve, ashtu dhe zogjve nga poezitë e tyre”.
“The drama of birds”, interpretuar nga pianisti Mikhail Doubov, vijon në kohën e dytë me “Kaba e Ferrpara- Merituar e Rusisë, Nataliya Deeva. Sonata no. 2 për violo e piano, “Mouvement contraire”, u luajt në violën nga Stanislav Malyshev, solist në ansamblin e “New Music” në “Tchaikovsky”.
Pjesa e dytë e koncertit u hap me Sonata no. 7 “Spectralia” (premierë botërore), në të cilën, sipas vetë autorit, trajton problematikën spektrale, një nga rrymat më moderne në fund të shek. XX dhe fillim të shek. XXI, por në këtë rast kompozitori i jep një formë origjinale, që ai e quan Spectro- Kabaizëm. Vepra u interpretua nga Michael Kovjsës”, një titull që Spahiu e ka hedhur i pari në mjedisin kulturor dhe kohën e tretë “Skeletoidet fluturuese”.
Programi ka vijuar me Sonata no. 6 me 1 kohë. “Chromaspectre and black hole” (premierë botërore), e cila përmes tingujsh shpërhap kontrastin: nga njëra anë ngjyrat e ylberit që rrëshqasin kromatikisht me një simbolikë jete, shprese, dashurie dhe, nga ana tjetër, është “vrimë e zezë”, e cila i gëlltit me koloristikën e saj të zezë. Vepra u ekzekutua nga profesoresha e Konservatorit “Tchaikovsky” dhe Artiste e aleff. Koncerti u mbyll me sonatën “Skënderbeu” me 9 kohë, e cila luhej për herë të parë në Rusi.
Autori e ka strukturuar atë në formën e një kështjelle, të ngritur mbi kohët: 1. Prangatoria 2. Cavalcata 1, 3. Liriada, 4. Christiana, 5. Dasma, 6. Cavalcata 2 e Besëlidhjes, 7. Beteja, 8. Adagio Mortore, 9. Monumentale. Vepra është luajtur nga Danil Sevostianov, pianist dhe kompozitor. Pas koncertit, kompozitori ka marrë urimet më të mira nga të pranishmit në koncert, mes të cilëve personalitete të muzikës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al