Pelegrinazhi/ Tempulli i Tomorit përcjell sot, si dikur profecitë e jetës…

Sep 4, 2024 | 18:09
SHPËRNDAJE

samarxhiFERDINAND SAMARXHI
NDERI I KOMBIT

Në vend të prologut…

Përtej viseve të Ilirisë veriore dhe jugore, qindra dhe mijëra pelegrinë, nga të gjithë viset e Europës, vinin në Tomor, për të qenë pranë malit, hyjnisë së tempullit të lashtë, më të parin mbi dhe. Vinin këtu, blatonin për Perëndinë, u kushtonin aferoma, Perëndisë së Apollonit, siç thotë Pindari, që ishin ngazëllim dhe festë për të. Njerëzit vinin këtu, në Tomor, në Dodonë, siç shkruan Eskili, pranë bijës së Oqeanit, Detit, Qiellit, të Dheut të tempullit të saj.

Një kamping i madh, gjigand për kohët, pushtonte malin, shpatullat korijet e tij. Burrat hidhnin valle në logun e moçëm të tempullit, pranë zjarreve, duke pritur agimet e mëngjeseve të malit të pagjumë.

Kohët rrodhën dhe vargu i pelegrinëve, si dikur, murmurit Malin e Tomorit. Autokolonat e pelegrinëve, gjarpërojnë pa mbarim dhe ngjiten malit. Numri i tyre është i pafund. Hyjnia e tempullit të shenjtë, i thërret pa pushim për të marrë shenjtërinë dhe fatin për të ardhmen.

Dodona, faltorja më e vjetër, kryetempulli më i lashtë mbi dhe…

Historishkronjësi i vjetër grek, P.Aravantioti, në librin e tij të botuar në Janinë, në vitin 1859, pohon: “ Dodona është qendër pellazge, parahelenike, shumë më e vjetër se gjuha, perënditë dhe mitologjia greke”. Si e tillë, ky truall i të parëve u njoh në krejt botën dhe dheun e lashtë. Këtë realitet e kanë pranuar vetë autorët më të moçëm helenë.

Eskili, shek V p.e.s, te “Prometeu i lidhur” 800 thotë “… kur ju të keni arritur në tokën e Molosit të Dodonës së Sipërme ka një Orakull të Jupiterit Thesprot…” …”Në librin VI, VII, ai shprehet se tempulli i Dodonës gjendet në majë të një mali të lartë që është Tomori i sotëm”.

Dodona, agimi i shkrimeve të para homerike…

Homeri në poemën “Iliada” shkruan:
“O Mbret, Zeus, Dodonës Pellazgjike,
që banon larg, duke sunduar Dodonën,
(Tomorin e Sotëm)
Që e rrahin dimra, të rëndë e të egër”.
Këtu, Zeusi, Perëndia më e fuqishme e mitologjisë greke, deshi të ndërtohet,
Faltorja më e vjetër për njerëzinë,
Orakullin e Tij, Dodonën pellazgjike”

1

Herodoti që e ka vizituar këtë kryetempull, kur flet për profecitë e Dodonës, priftëreshat e kryetempullit, në librin e tij thotë: “Dodona, faltorja e saj ka qenë më e vjetra nga gjithë të tjerat dhe më e para, kryetempulli më i lashtë mbi dhe”.

Herodoti, kur bën fjalë për profecitë, priftëreshat e tempullit, në librin e tij thotë: “aty vinin blatime, kushtime, aferoma, edhe nga popujt e Europës, që gjendeshin përtej viseve veriore të Ilirisë. Pelejet, thotë gjeografi Meletios, në librin e tij, faqja 214 (pëllumbeshat) quheshin gratë e tempullit të Dodonës, të cilat ishin barbare, flisnin gjuhë të ndryshme nga greqishtja. Dukeshin si zogjtë në mes të të huajve, që vijnë aty për të vizituar tempullin, për të mësuar nga profecitë e tyre fatin e jetës. Pelejet nuk flisnin helenisht (greqisht), por gugëetitnin si barbarë. Tri plakat e Orakullit të Dodonës që i përmend Straboni, lidhen me emrin e fisit “Graik” (gratë_, që lokalizoheshin sipas tij, pikërisht në Epir.

Dionis Halikarnasi, në librin e tij të dytë shkruan se Enea arriti në Dodonë me ushtarët më të zgjedhur për të kërkuar mendimin e Perëndisë, për të gjetur ata që kishin ikur bashkë me Helenën nga lufta e Trojës. Enea mbërriti në vendin e Enianëve, me të cilin e lidh jo vetëm emri i përbashkët, por siç duket edhe origjina.

2

Te Lisi i tempullit të Dodonës, Uliksi, u lut për të gjetur rrugën e kthimit për në atdhe, Itakë. Harlikarnasi vazhdon më tej dhe fakton se pjesa më e madhe e pellazgëve, të cilët u kërkuan ndihmë profecive të tempullit, shkuan te vëllezërit e tyre, tek aleatët, në Dodonë, se tempulli ishte i shenjtë, vend hyjnor. Pasi vendi nuk i mbante dhe ushqente dot, me porosi të Orakullit të Dodonës, u hodhën në Itali, nga Umbri, në lumin Pad ose Spine.

Dodona mitologjike, fillim gjeneze…

Esiodi, shek VIII-VII p.e.s, pohon: “ … Dodona dhe Lisi ishin qendra të Pellazgëve: Se hyjnori Lukoan ishte i biri i pellazgut, duke shtuar dhe përforcuar thënien e Homerit, shekuj më parë se, pellazgët, paraardhësit tanë ishin hyjnor…”.

Pellazgu, pohon Dionis Halikarnasi në librin e tij të parë, ishte i biri Zeusit dhe Niobës së Foronit. Dimë se Zeusi ka lindur në Arkadi. Sipas parafytyrimeve të mitologjisë, në viset e Shqipërisë së sotme.

Dodona është ndërtuar në një epokë shumë të hershme, në epokën mitologjike. Homeri tek Iliada thotë: “Pas Enianëve vijnë perrebetë, që banojnë rreth Dodonës, dimërkeqe”. Fise këto që sipas Homerit, ishin pjesëmarrës në luftën e Trojës. Vazhdimësia Argë-Pellazgë-DodonëLikaonë-Pierrej-Hyllej-Heraklitë-epiriote (ThesprotëMollosë) është vijimësi e drejtpërdrejtë e banorëve të gjenezës sonë.

Straboni na tregon se Orestët, banorët e Orestidhës (krahinë e vjetër e Beratit) banonin në të gjithë rrethin e Tomorit dhe morën emrin nga Oresti, i biri i Agamemnonit, komandantit të ushtrisë greke në luftën e Trojës.

Tempulli i lashtë i Tomorit, Dodonës pellazgjike, sot tempull: Abaz Ali, Perëndi e gjithë shqiptarëve…

Roland Matheu thekson se çdo vit gjatë ditëve të gushtit, bëjnë një peligrinazh në maj të tij, flijoheshin shumë kafshë në adhurim të dikujt a diçkaje, që nuk mund ta shihnin. Sidoqoftë, thotë ai, çfarëdo të kishte qenë në të shkuarën, tani është kthyer në një ceremoni tërësisht myslimane, bektashiane. Qindra të krishterë iu bashkohen vargut të pelegrinëve. Tomori është Perëndia e gjithë shqiptarëve. Abaz Aliu erdhi nga Arabia në Berat- thotë autori amerikan J. Suire dhe rilindësi ynë i madh Naim Frashëri:

“ …Ç’është ai që shkon kaluar,
Ikën si veriu,
Me dy tri foshnja ndër duar?
Është’ Abas Ali!
Abaz Aliu zu Tomorr,
Erdhi afër nesh,
Shqipëria s’mbet e gjorë,
Se Zoti atë e desh”.

3

Lidhja hyjnizuese e shenjtërisë së tempullit…

…Qerbelaja përjeton dramën më të dhimbshme të njerëzimit. Ngjarje drithëruese. Lot ndër sy. Teksa derdhej gjaku dhe shkruhej historia e 72 heronjve, që tinëzisht u tradhtuan nga paria e sheikëve dhe banorëve të qyteteve të Kufes e Basras, të cilët tradhtuan ligjet e besës, luftës, diktatori famëkeq i kohës, mbreti Jezid i Mavisë i ujëdhesës arabe, helmoi dhe gjënë më të shtrenjtë për jetën ujin, lumin Eufrat, Abaz Aliu, kur pa foshnjat buzëçarë, dergjur në lot, mori kalin dhe dy tre foshnja në duar, dhe erdhi në Tomor, në tempullin e lashtë. Erdhi dhe qëndroi tek ky vend i shenjtë nga datat 20- 25 gusht, për të mëkuar foshnjat me ujë, për të bekuar luftëtarët e Qerbelasë. Dhe prej këndej siç dihet shkoi në Olimp, e më pas në Qerbela për vazhdimin e luftës, ku siç dihet do të bjerë shehid në luftë. Siç e kishte parandjerë, vetëi ati i tij, kur Abaz Aliu do t’i vinte në ndihmë në luftë, vëllait të tij, armiqtë do t’i pritnin krahët më shigjeta. Për hir të dashurisë së madhe që Zoti kishte ndaj tij, do t’i falë Abazit dy krahë që do të fluturojë në parajsë.

4

Shumë kohë më pas, Sheh Hysejn Tusiu, ngarkuar me misionin e stërgjyshërve të tij, donte të dokumentonte përhapjen e Kuranit të atëhershëm të shkruar me dorë, shpatën simbol të islamit dhe “dhenë”, marrë nga vendi i shenjtë, Qerbela, ku kishin rënë dëshmor Imam Hysejni dhe Abaz Aliu. Mori torbën e dheut dhe me të ndërtoi mekamin, varri kenotaf të Abaz Aliu, pikërisht në tempullin e lashtë të Dodonës pellazgjike, pasi ai njihet si tempulli i shenjtë dhe i vetmi në botë për kohën.

Duke qenë se bektashinjtë, përjetësojnë veprat e heronjve mitik, që në shek XIV, tempulli i Dodonës pellazgjike, tempulli i sotëm u quajt, Tempull Abaz Ali. Shenjtëria e tij vazhdonqë nga kohët e lashta, të hershme, mitike dhe në kohët e sotme.

5

Tempulli i shenjtë i Abaz Aliut simbol pelegrinazhi, adhurim i hershëm dhe i sotëm…

Libri i Kuranit të shenjtë, duke treguar historinë e 7 shenjtorëve të Efisit (Ephesus) thotë: “Ne bëmë që historia e tyre të jetë publike në mënyrë që populli të dinte se premtimi i Zotit është i vërtetë dhe nuk ka dyshim për ardhjen e ditës së gjykimit”. Ata filluan të diskutojnë me njeri tjetrin mbi çështjen e ringjalljes dhe disa thanë: “Ndërtojini atyre një ndërtesë (të jetë e shenjtë). Zoti i tyre di më mirë për ta (Sure El-Kehf, vargu 21, faqe 342)”.

Ndërtesa të tilla janë ndërtuar nga njerëzit për të kërkuar bekime nga profetët, shenjtorët dhe për të praktikuar ceremonitë dhe ritualet e përcaktuara të adhurimit të tyre. Çështja e të vizituarit të vendprehjes të profetëve, pasuesve të tyre, shenjtorëve, ka qenë një traditë e pandërprerë, e cituar nga fjalët e profetit Muhamed a.s. veprat dhe pohimet. Në hadidhet profetike thuhet se “kur ta ndjeni veten ngushtë, do tu drejtoheni vendeve të mira, ata e dinë hallin tuaj”.

Vendprehja kenotaf e Abaz Aliut është një prej shtëpive të cilën Zoti i Plotfuqishëm tha: “Shtëpitë që Allahu ka shpallur, që të jenë tepër të respektuara dhe emri i tij të përmendet aty me nderim, në mëngjes dhe në mbrëmje.” (Kuran 24-36)

Këto vende të shenjta kanë qenë dhe janë shumë shpesh burim i vendosjes së marrëdhënieve me Zotin. Njerëzit duke njohur veprën e Abaz Aliut, kanë krijuar hapësirën e respektit që duhet të kenë për këtë figurë mitike historike, që luftoi së bashku me Imam Hysejnin kundër dhunës së egër së diktaturës së kohës, Jezidit të Mavijes, për liri, demokraci, drejtësi, emancipim të jetës në ujdhesën arabe.

Të vizitosh sot Abaz Aliun pas vdekjes së tij është njësoj si ta nderosh atë gjatë jetës. Kjo sepse profetët, shenjtorët, martirët janë gjallë me Zotin e tyre.

6

Riti i malit, kurbani, flijim dhe blatim për Perëndinë…

Njeriu që në fillimet e gjenezës njerëzore ka ndjerë nevojën që ti drejtohet Zotit, që të fitojë dashurinë e Tij, mbështetje dhe ndihmë nga Ai. Këtë gjë e ka bërë dhe e ka shfaqur në forma nga më të ndryshmet për të përfituar përkrahjen e Tij, qoftë edhe ndërmjet sakrifikimit të vetvetes. Flijimi i njerëzve në religjionet e vjetra primitive ka qenë shprehje tipike e besëtytnive, shfaqur në forma të tmerrshme jo humane. Latinët këto forma sakrifice i quanin “Do ut des” (jap që të mëjapësh mua). Këto raporte në besimin Islam dhe në besime të tjera janë të panjohura. Kurbani është akti i flijimit sublim, i gatishmërisë së njeriut për të flijuar gjënë më të shtrenjtë, jo për t’i bërë qejfin Krijuesit, por për sendërtimin e porosive të fjalëve të Krijuesit, për mirëqenien individuale dhe shoqërore. Zoti është i Plotfuqishëm, jashtëkohor, jashtëhapësinor dhe nuk ndikohet nga ligjet dhe rregullat e botës ekzistenciale. Thelbin, esencën e Kuranit, e shpjegon vetë Zoti në ajetin kuranor: “ Tek Allahu nuk arrin as gjaku, as mishi i tyre, por takvallëku juaj (devotshmëria)”. Kjo do të thotë se kafsha është ndërrim simbolik me atë që njeriu duhet flijuar. Rasti i Ibrahimit a.s. që dërgoi për kurban djalin e tij Ismailin a.s. është rast i papërsëritshëm në historinë njerëzore dhe si i tillë duhet të ndikojë inspirativisht tek ne në kohën tonë, ku po humb çdo vlerë, ku njeriu po humb të qenit si ekzistencë njeri dhe si ekzistencë hyjnore e Zotit në tokë. Vetëdija se flijimi i një pjese të krijesave të tjera në dobi të një pjese tjetër, është çelësi i shpëtimit të një bashkësie nga shkatërrimi i kategorive etike e besimit. Pra, kurbani është rasti unikal, simbolik, praktik, i dimensionit të besimit, që ndikon të unifikohet dimensioni shoqëror dhe religjioz.

7

Në këtë traditë, që nga koha e fillimit të gjenezës njerëzore e deri më sot në këtë tempull, në Tomor, ashtu siç bëheshin dikur kurban, vazhdojnë të bëhen me dhjetëra e qindra kurban në blatim dhe kushtrim ndaj Perëndisë. Në Tomor ky rit vazhdon si gjëja më e shenjtë që të gjithë pelegrinët plotësojnë shpirtëror atë dimension njerëzor dhe religjioz.

Ceremoni përkujtimore për ardhjen e Abaz Aliut në tempullin e Tomorit…

Tomori, tempulli i Dodonës pellazgjikë-tempulli Abaz Ali, si çdo vit fton dhe pelegrinohet nga qindra, mijëra besimtarë nga vise përtej Ilirisë veriore dhe jugore, nga shumë vende të Europës. Tempulli-Tomorri, si dikur në lashtësi, ka marrë pamjen e një mali gjigand, vigan historie. Po të gjendesh ditëve në Tomor përjeton imazhin e një kampingu të madh me përmasa ndërkombëtare si në lashtësi ku vallja e logut të burrave hidhej në sheshin e tempullit dhe sot shesh-tempulli madhërisht, me ekrane të mëdhenj ledwall, me programe, koncerte, këngë, valle përcjell imazhin dhe të çon në parafytyrim të dikurshëm, të hershëm.

8

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj në vizionin e tij ka vite që me këmbëngulje po kërkon dhe po ndërton një tempull të lashtë si dikur. Tempull, me një infrastrukturë që po u përshtatet kohëve, imazhit dhe shenjtërisë së tij.

Ora 11:00, 22 gusht, në sheshin qendror të malit të Tomorit, tempullit të sotëm, pelegrinët janë mbledhur për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të përvitshme dhe për të dëgjuar fjalën përshëndetëse dhe mesazhin e Kryegjyshit Botëror, drejtuar gjithë pelegrinëve pjesëmarrës në tempull, të gjithë besimtarëve të gjithë besimeve kudo që ndodhen në vende të ndryshme, që presin, përjetojnë këtë ngjarje të shenjtë.

9

Duke përshëndetur të pranishmit, Kryegjyshi Botëror uroi të gjithë pjesëmarrësit për ardhjen në këtë vend të shenjtë, në tempullin e lashtë të Tomorit, të njohur në historiografinë Botërore , si tempulli i lashtë i Dodonës pellazgjike dhe më vonë, tempulli i shenjtë i Abaz Aliut, ardhja dhe pjesëmarrja juaj, në këto ditë të shenjta në këtë vend të shenjtë ,Ju qoftë ndihmë dhe e mbarë.

Historia më e parë, dhe më e lashtë e Dheut tonë, vërtitet dhe rrotullohet rreth Tomorit mitik, malit Hyjnor, malit Zot, Perëndi e të gjithëve, aty ku gjenden kulmet, lavdia e madhështisë së kombit tonë.

Tomori, si një mal vigan historie, njihet qysh herët ,që nga agimet e para të shkrimeve homerike. Kombi Ynë, në emër të këtij mali, përmendet si rrallë ,ndonjë komb tjetër, me kultin e tij, tempullin më të lashtë dhe më të parë të Shenjtë mbi dhe, të Dodonës pellazgjike.

Eskili, shek 5 para erës së re, tek vepra e tij “Prometeu i lidhur” thotë:

….kur ju të keni arritur, në tokën e Molosëve të Dodonës së sipërme, ka një Orakull të Jupiterit Thesprot. Në librin e tij të 7 ai shprehet se Tempulli gjendet në majën më të lartë, që është Tomori sot.

Herodoti, në librin e tij të 4,kur bën fjalë për Shenjtërinë e Tempullit, të Malit hyjnor, për Profecitë, fatëdhënësit e tij, të cilin e ka parë dhe vizituar vetë Tempullin, shkruan:

Në tempull gjendeshin 3 Profetesha, të cilat përcaktonin fatin e njerëzve për kohë të ardhshme , gjë që bënte, që në këtë tempull, në këtë mal, nga ku po ju flasim, vinin, qindra mijëra pelegrinë, përtej viseve të Ilirisë së Veriut e Ilirisë Jugore.

Historiani i vjetër grek, Dionis Halikarnasi, në librin e tij të dytë pohon, një fakt shumë domethënës të shenjtërisë së këtij vendi.

Enea, heroi i luftës së Trojës, arriti me ushtarët e tij, më të zgjedhur, këtu në këtë tempull, në këtë mal ,ku i kërkoi ndihmë dhe mendim Perëndisë, për gjetjen dhe të atyre Trojanëve, që kishin ikur bashkë me Helenën.

Enea mbërriti në vendin e Enianëve ,pra në këtë tempull ,me të cilët lidhet kështu emri i përbashkët, siç duket dhe i origjinës së paraardhësve të kombit tonë.

Sami Frashëri, shkruan se edhe në kohërat më të lashta të qytetëruara të Greqisë, tempulli që ndodhet në Epir(bëhet fjalë për tempullin që ndodhet në Tomor), ishte i famshëm për shenjtërinë e tij, dhe më tej Sami Frashëri shton :

Tempulli i këtij mali, vizitohej nga qindra mijëra njerëz të vendeve të ndryshme dhe iu përkiste paraardhësve të kombit tonë pellazgëve.

10

Pikërisht në këtë tempull të shenjtë, të njohur qysh herët që në kohët më të lashta, nga fusha përvëluese e Qerbelasë, ku po derdhej gjaku dhe shkruhej historia, kundër diktaturës famëkeqe të kohës, mbretit të zi të ujdhesës arabe, Jezidit të Mavisë, që kishte rrethuar pabesisht 72 luftëtarë të vetëm të pa përgatitur për luftë me Imam Hysejnin në krye , duke i shkelur të gjitha ligjet e luftës e të besës, duke i helmuar dhe të vetmin burim të jetës lumin Eufrat 72 heronjtë e Qerbelasë me Imam Hysenin në krye ,po luftonin dhe qëndronin heroikisht kundër armiqve të shumtë të falangave të Jezidit , Abaz Aliu ,kur pa, që foshnjat po qanin dhe u ishin çarë buzët për ujë, në temperaturat përvëluese të shkretëtirës, rrëmbeu kacekun e fluturoi siç thotë poeti ynë i madh i Rilindjes Kombëtare Naim Frashëri:

Ç’është ai që shkon kaluar

Me 2 3 foshnja ndër duar është Abaz Ali.

Heroi i Qerbelasë erdhi pikërisht siç dihet në atë kohë në tempullin e vetëm, për të mëkuar foshnjat dhe luftëtarët e Qerbelasë që vazhdonin betejën ende në Qerbela.

11

Si shenjtor që ishte ,bekoi dhe vendin.
Abaz Aliu zu Tomorrë
Erdhi afër nesh
Shqipëria s’mbet e gjorë
Se Zoti atë e desh.
Abaz Aliu heroi i luftës, prej këndej shkoi
në Qerbela.
Dhe luftoi krah për krah të vëllait të tij Imam
Hysejnit në fushën e betejës.

“Unë nuk kam frikë nga vdekja, sepse vdekja vazhdon të thërrasë për hakmarrje, unë luftoj derisa të mos dukem më në fushëbetejë, shpirti im është të mbroj shpirtin e Mustafas, të pastruarit, unë jam Abazi. Unë kam ardhur me bartësin e ujit dhe nuk kam frikë nga dita e fushëbetejës”.

Abaz Aliu heroi i Qerbelasë, ky kalorës trimërie, hyjnizoi dhe lartësoi idealet e larta për liri, ideale që përcillen si vegim i kohës deri në ditët e sotme “

Shumë kohë më vonë, rreth shekullit 14, Hysen Tusiu, misionar i parë ,stërnip i familjes profetike, i ngarkuar me mision për të përhapur Kuranin e atëhershëm të shkruar me dorë, erdhi në trojet tona me një torbë “Dhe”, të marrë nga vendi i fushës së Qerbelasë ku ishte derdhur gjaku i dëshmorëve të saj me në krye Imam Hysejnin dhe Abaz Aliun.

Duke qenë i informuar, se në këto troje, gjendej në këtë mal tempulli më i lashtë dhe më i shenjtë i dheut, siç pohon Homeri ,popull hyjnor i besuar i Zotit ,varrosi torbën me “Dhe”, dhe pikërisht në këtë tempull ndërtoi mekamin e Abaz Aliut.

Kurani i shenjtë , duke treguar historinë e 7 shenjtorëve të Efesit, i është referuar dukurisë: “ne bëmë që historia e tyre të jetë publike, në mënyrë që populli të dinte se premtimi i Zotit ishte i vërtetë.

Ndërtojeni atyre një ndërtesë, të jetë e shenjtë. Zoti e di më mirë për ta(sure el kef vargu 21, faqja 342)

Në hadithet profetike thuhet: “kur ta ndjeni vetem ngushtë ,do ti drejtoheni vendeve të mira. Ato e dinë hallin tuaj”

Mekami i Abaz Aliut, në të vërtetë, është vend i shenjtë, një prej shtëpive mbi të cilën Zoti i plotfuqishëm tha: “Shtëpitë që Allahu ka shpallur që të jenë tepër të respektuara dhe emri i tyre të përmendet aty me nderim, në mëngjes dhe në mbrëmje(Kuran 24:36).

Duke e nisur, nga jeta e heronjve mitik ,që janë përkushtim për Perënditë, Bektashinjtë u përkujdesën veçanërisht në shërbim të shenjtërimit të këtij tempulli. Që nga ajo kohë, tradita vazhdon në ditët e sotme pa dallim mes gjithë besimeve.

Sot tempulli i lashtë i Dodonës-tempulli Abaz Ali, është kthyer si dikur në një tempull botëror, ku vijnë qindra mijëra pelegrinë përtej viseve të Ilirisë së veriut dhe Ilirisë së jugut, siç vinin dikur dhe ne i presim ata me dashurinë dhe mirësinë e këtij mali, e këtij vendi të shenjtë. Ditët e Tomorit, që po përjetojmë të gjithë, janë ditë lutjesh, blatimesh për Perënditë, janë ditë përkushtimi dhe flijimesh për çdo njeri, pavarësisht se ç’praktikë besimi ndjekur, janë ditë të një botëkuptimi, vizioni që krijon për të ardhmen e tij.

13

Abaz Ali ,si një kalorës trimërie na thërret sot të gjithëve dhe na udhëheq në udhëtimin tonë: jeni përherë mirënjohës ndaj mirësisë së Zotit.

Shembulli i Abaz Aliut, të na frymëzojë që të thellojmë lidhjen tonë me Zotin, mësimet e tij.

Urtësia, paqja dhe dashuria për jetën që ushqeu dhe luftoi heroi i Qerbelasë Abaz Aliu, le të jetë një përkushtim i palëkundur i yni, për të mbizotëruar në jetën tonë.

Edhe në çastet më të vështira ,edhe kur kushtet dhe mundësitë ishin ende të pamundura, ashtu siç iu drejtua Imam Hysejni popullit dhe armiqve të tij duke përcjellë mesazhe paqeje, Abaz Aliu, ky kalorës i trimërisë, historisë, paqes, dashurisë dhe urtësisë na bën ne që të jetojmë me mesazhin e madh të tij.

Lufta është luftë. Paqja është më e mirë se çdo gjë tjetër. Për Paqe të flasim të gjithë .

Duke u nisur nga ky mesazh i madh i Abaz Aliut që shkroi dhe përjetoi historinë ngadhënjimtare të Qerbelasë, të kësaj Epopeje që sot rrezaton me vizionet e saj paqen dhe dashurinë, mesazhi im sot në këtë ditë është; për kombet që janë sot në luftë dhe gjakderdhje.

Lusim Zotin e madh për Paqe, armëpushim, pavarësi, kombe të lulëzuara nga jeta e prosperiteti me shikimin nga e ardhmja e ndritur e brezave që do të vijnë. “Bëjeni paqen me Krijuesin tuaj , që shpirti e jeta juaj të jenë në paqe, e jetoni në harmoni me njëri-tjetrin që të mos e shkatërroni botën. Jini paqësor me njerëzimin dhe do të jeni të sigurt, punoni për të ardhmen e do të jeni të suksesshëm -Hazret Imam Aliu (as)”

Unë ju uroj e bekoj që këto ditë të Shenjta , që na bëjnë bashkë në pelegrinazhin e përvitshëm të Malit të Tomorit, të jenë nxitës të dashurisë, mirësisë, dhembshurisë, përkujdesjes, për njëri tjetrin, përsosjen e pastrimin shpirtëror , e vijimit të jetës me besimin në Zot, me pozitivitet e vepra të mira për veten, familjen e shoqërinë.

Mesazhi dhe vizioni i kalorësit të trimërisë dhe historisë, Abaz Aliut, na fton të gjithëve të shohim më shumë nga Zoti, të jemi sa më pranë tij, të udhëhiqemi nga mësimet e tij, në mënyrë që ne si popull, si vend, të bëhemi pjesëtarë, të asaj familje të madhe europiane në të cilën ndodhemi dhe i përkasim. Zoti na dhëntë paqe dhe dashuri!

Pas përshëndetjes së Kryegjyshit Botëror dhe Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ceremonia vazhdoi dhe ftoi të gjithë pelegrinët për të ndjekur koncertin tradicional historiko-fetar, organizuar me artistë të mirënjohur si këngëtari Mjeshtër i Madh, Kastriot Tusha që performoi këngë për Ehli Bejtin, këngë për Perëndinë; aktorët Bujar Asqeriu, Nderi i Kombit, Dritan Boriçi, aktor i mirënjohur i Teatrit Kombëtar, të cilët deklamuan vargje për ardhjen e Abaz Aliut në Tomor. Përformanca e koncertit tradicional historiko-fetar vazhdoi me këngët dhe valle kushtuar ngjarjeve dhe historisë së kohëve. Ansambli Artistik i qytetit të Gramshit përformoi këngët e bukura për Abaz Ali- Tomorrin, këngë për Dede Reshat Bardhin, këngë për Moisi Golemin; Grupi i Fyejve ekzekutoi një simfoni të bukur kushtuar Qerbelasë e kohëve heroike; Ansambli i qytetit të Fierit “Myzeqeja” me një program të shkurtër artistik përcolli atmosferë, këngë dhe valle me motive të Shqipërisë së Jugut; Ansambli Artistik i qytetit të Librazhdit me ngjyrat dhe koloritin e kostumeve kombëtare përformoi një program të bukur ku u dallua veçanërisht vallja tradicionale e Rrajcës dhe numra të tjerë artistik të përgatitur me dinjitet nga ky ansambël. Ceremonia u mbyll ashtu siç filloi me Himnin Kombëtar dhe Himnin Botëror Bektashian.

Ceremonia dhe mesazhi u transmetua drejtpërdrejt në valë tokësore dhe satelitore nga Radio Televizioni “News 24”, “RTSh”, “Fax News”, “Ora News”, “Abc”, “Syri Tv”, “Tv Report”, “A2CNN”, “Euronews”, “CNA TV”, si dhe u pasqyrua në shtypin e shkruar dhe mediat online.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura