Kulla e ndërtuar në qytetin e Korçës, ka përrfshirë në debat sot sërish në Kuvend deputetët. Ishte ish-kryeministri Berisha ai që e komentoi vlerën e ndërtimit të saj. Ndërsa zv/kryeministri Niko Peleshi, i është kundërpërgjigur akuzave të Berishës se ajo kullë ka kushtuar 2 milionë euro.
“Merret me kullën panoramike të Korçës, thotë se ka kushtuar 2 milionë euro. 20 milion lekë ka kushtuar, sa një këngë e Çiljetës në koncertin e tij”,-tha Peleshi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al