“Për çdo gjë që akuzohet Ilir Meta, nuk ka asnjë lloj lidhje”- Kryemadhi zbardh detaje nga seanca në GJKKO: Ishte qesharake kur prokurori tha…

Oct 23, 2024 | 18:15
SHPËRNDAJE

Monika Kryemadhi në një deklaratë për media pasi GJKKO rikonfirmoi masat e sigurisë për të dhe presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

kryemadhi

“Qëndrimi im dhe argumenti im, ishte që për cdo që akuzohet Ilir Meta nuk ka asnjë lloj lidhje. Duket që s’kanë pasur asnjë gjë për CEZ-DIA dhe e kanë bashkuar me akuzat e mia. Ishte qesharake, kur prokurori tha se Monika Kryemadhi ka hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën. Çlidhje ka Ilir Meta.

Ia sqarova prokurorisë dhe gjyqtarit, për të gjitha gjërat që akuzohet Monika. Nuk është problemi se Ilir Meta është i rrezikshëm, se duan ta bëjnë të rrezikshëm. Do të doja të ma bënin një herë në javë detyrimin e paraqitjes te mbaja konferenca për gazetarët”, tha Kryemadhi.

Kujtojmë se GJKKO la në Burg Ilir Metën, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, nuk ka ndryshuar për Monika Kryemadhin, e cila dyshohet për të njëjtat akuza. Edhe për Ema Çokun nuk kanë ndryshuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Masa ka ndryshuar vetëm për Pirro Xhixhon, i cili sipas SPAK duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, në zbatimi të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura