Për herë të parë në tre qytete/ Instalohet aparatura DEXA për matjen e densitetit kockor tek personat që vuajnë nga osteoporoza

Jan 29, 2022 | 11:25
SHPËRNDAJE

Katër aparatura të DEXA, për matjen e densitetit kockor, janë instaluar për herë të parë në sistemin shëndetësor publik.

ostoporoza aparati qsut tiraneMinistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër instalimin e kësaj aparature në Poliklinikën e Vlorës, ku deklaroi se aparatura të tilla do të instalohet për herë të parë edhe në Tiranë dhe Shkodër.

“Është një investim i ri, i cili tashmë ka ardhur në Vlorë por edhe në Shkodër dhe Tiranë dhe janë aparaturat e reja që ndihmojnë ekzaminimin e densimetrisë kockore, në funksion të ekzaminimeve që bëhen për kontrollin e osteoporozës, kështu që besoj që ishte më se e pritur nga të gjithe ju dhe është hera e parë që këto aparatura instalohen në sistemin publik. Janë 4 aparatura të reja në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër”, deklaroi Manastirliu.

Aparaturat do të instalohen në Polikliniken Qendrore në Tiranë, në QSUT, Poliklinikat e Spitaleve Vlorë dhe Shkodër.

Dexa është aparat që përdoret per diagnostikimin e sëmundjes së osteoporozës, e cila ndodh më tepër te gratë mbi moshën 50 vjeç dhe në meshkujt mbi 60.

Nga të dhënat e OBSH-së, 13%- 18% e grave pas moshës 50 vjeç kanë gjasa të vuajnë nga osteoporoza dhe 70% e moshës mbi 80 vjeç.

Manastirliu tha se investimi për pajisjen e poliklinikave dhe spitaleve  me pajisjen mjekësore për matjen e densimetrisë kockore për personat që vuajnë nga ostoporoza, ka arritur në vlerën 15.4 mln lekë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura