Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e 14-vjeçarit Martin Cani ka tronditur opinionin publik në Shqipëri dhe reagimet pas vdekjes së tij kanë qenë të shumta.
Një të tillë ka bërë edhe klub i Partizanit, më saktësisht ekipi U15, i cili i ka kushtuar atij fitoren në kampionat ndaj FC Pepa me shifrat 2-1. Cani ishte pjesë e Dinamos në kampionatin U15 në këtë edicion por më përpara kishte qenë pjesë e akademisë së të kuqve dhe njihej me shumë nga futbollistët e kësaj skuadre.
Ndaj djemtë e klubit të kuq kanë vendosur ta kujtojnë në këtë mënyrë, duke shpalosur një fanellë të tij në fund të ndeshjes së sotme dhe duke i kushtuar atij fitoren.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al