Përballjet e forta mes drejtuesve politik/ Këlliçi në Tiranë “luftë” me tre figura me peshë në PS! Salianji sfidë me Maznikun në Elbasan! Kush e fiton betejën e Shkodrës

Sep 8, 2024 | 12:55
SHPËRNDAJE

Tashmë dy forcat politike në vend, PS dhe PD kanë prezantuar drejtuesit politik në 12 qarqet e vendit. Emrat e tyre janë bërë publik dhe përballja pritet të jetë tepër e fortë.

veliaj kellici

Ndërsa PD ka caktuar dy drejtues në të gjithë Shqipërinë, Flamur Nokën dhe Edi Palokën, PS ka forcuar kryeqytetin.

Fokusi është tek Tirana, e cila në zgjedhjet e ardhshme do të nxjerrë edhe numrin më të madh të deputetëve.

Qarkun e Tiranës, kreu i PS, Edi Rama e ka ndarë mes tre figurave të PS,  Elisa Spiropalit, Erion Veliajt dhe Ogerta Manastirliut.

Më të vështirë duket se do ta ketë PD, pasi drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi do të ketë përballë tre emrat me peshë të madhe në PS.

Në Durrës, Emirjana Sako do të përballet në një fushatë të ashpër ku do të këtë përballë Oerd Bylykbashin që do drejtojë demokratët e bregdetit.

Nga ana tjetër edhe në Elbasan beteja do të jetë e ashpër, drejtuesi politik i PD, Ervin Salianji do të përballet me rivalin e tij politik, Arbjan Mazniku.

LEXO EDHE:  Rama ndryshon drejtuesit Politik të PS! Klosi ikën nga Vlora, Gjiknuri nga Elbasani! Konfigurim i ri për Tiranën! Gonxhe kalon në Dibër! Balla dorëzon Fierin, merr Diasporën

 

Tiranë
PS

1-Erion Veliaj
2-Elisa Spiropali
3-Ogerta Manastirliu
PD– Belind Këlliçi

Durres
PS- Emirjana Sako
PD- Oerd Bylykbashi

Shkoder
PS-Benet Beci
PD-Luçiano Boçi

Lezhe
PS-Ulsi Manja
PD-Agron Gjekmarkaj

Kukes
PS- Pandeli Majko
PD- Flamur Hoxha

Elbasan
PS-Arbian Mazniku
PD-Ervin Salianji

Fier
PS-Belinda Ballaku
PD-Gazment Bardhi

Korçe
PS-Niko Peleshi
PD-Ivi Kaso

Berat
PS-Ervin Demo
PD-Eno Bozdo

Vlorë
PS-Bledi Çuçi
PD-Bujar Leskaj

Gjirokaster
PS-Mirela Kumbaro
PD-Tritan Shehu

Dibër
PS-Blendi Gonxhe
PD-Xhelal Mziu

Drejtuesi Politik i Diaspores
PS-Taulant Balla

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura