Përbërja e re e Kryesisë së PD/ Kush është deputeti që mori më shumë vota. Në fund të listës renditet…

May 28, 2022 | 20:32
SHPËRNDAJE

selia e pdSot (28 maj) Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur 20 emrat e rinj të Kryesisë së PD.

Në listën me 16 burra dhe 4 gra, në krye është Belind Këlliçi, i cili ka marrë 192 vota, i ndjekur nga Flamur Noka me 166 vota dhe Oerd Bylykbashi me 148 vota.

Ndërsa nga gratë më e mbështetura është Fatbardha Kadiu me 141 vota.

Më pak e votuara nga te gjitha te zgjedhurit eshte Eleina Qirici me 75 vota.

Ndërkohë Komisioni i Rithemelimit, i cili organizoi këtë proces tha se  votat për ish Presidentin Bujar Nishani nuk u numëruan pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta.

  1. Fatbardha Kadiu 141 vota
  2. Ina Zhupa 126
  3. Jozefina Topalli 118
  4. Edith Harxhi 85
  5. Mimoza Hajdarmataj 78
  6. Eleni Qirici 75
  1. Belind Këlliçi 192 vota
  2. Flamur Noka 166
  3. Oerd Bylykbashi 148
  4. Ervin Minarolli 137
  5. Luciano Boci 128
  6. Agron Shehaj 123
  7. Luan Baci 121
  8. Grigerls Muçollari 116
  9. Gent Strazimir 100
  10. Enno Bozdo 96
  11. Keltis Kruja 91
  12. Arben Rustani 90
  13. Aldo Bumci 89
  14. Florion Mima 88

lista me anetaret e rinj te kryesise

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura