“Përcaktuam shinat e punës”- Noka pas mbledhjes së drejtuesve politikë të PD: Energjizimi i partisë dhe përgatitja për protesta, rruga e vetme për…

Sep 8, 2024 | 19:23
SHPËRNDAJE

Flamur Noka, pas mbledhjes së drejtuesve politikë të PD-së në qarqe, u shpreh se ishte për të përcaktuar shinat e punës.

noka

Energjizimi partisë dhe përgatitja për protesta, janë për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-sërruga e vetme për të detyruar krijimin e një qeverie teknike.

“Ishte një mbledhje që përcaktoi shinat e punës së drejtuesve politikë në qarqe dhe PD në përgjithësi. Padiskutim, riorganizimi dhe vitalizmi i partisë, do të jetë paralelisht me nisjen e protestave masive për largimin

Nga dita e nesërme, drejtuesit do të jenë në bazë me dy plane pune. Energjizimin e partisë dhe përgatitjen për protesta, si rruga e vetme për të detyruar regjimin për krijimin e një qeverie teknike.

Sot drejtuesit morën detyrat e tyre, sipas qarqeve që janë shpërndarë, do të zbresin në terren. Në terren do të jenë vetëm për komisione dhe parlament”, tha Noka.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura