Përdhunimi i dy vajzave, njëra prej të cilave e mitur, reagon ministri Balla: Detyra jonë të marrim masa për të parandaluar dhunën në të gjitha format e saj

Dec 15, 2023 | 10:48
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të dy personave, të cilët dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me dy vajza, njëra prej të cilave e mitur.

balla

Balla thekson se do bëjnë gjithçka që viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore të mbrohen dhe trajtohen me dinjitet e respekt.

“Policia e Shtetit Berat ka arrestuar në bashkëpunim me Prokurorinë dy persona të dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, ndërsa njëra prej viktimave është e mitur. Do bëjmë gjithçka që viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore të mbrohen dhe trajtohen me dinjitet e respekt. Është detyra jonë, është detyra e Policisë së Shtetit të rrisim vigjilencën dhe ta adresojmë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj dhe të marrim masat për të parandaluar dhunën ndaj vajzave, grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit. Viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar, por duhet t’ju ofrojmë mbrojtje, mbështetje dhe ri-integrim të plotë në punë dhe shoqëri”, shkruan Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura