Perëndimi po inkurajon një revolucion me ngjyra në Serbi? Ambasadori amerikan: Deklarata qesharake! Rusia po përpiqet të ngrejë një pykë mes Beogradit dhe partnerëve

Dec 28, 2023 | 12:39
SHPËRNDAJE

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka komentuar tensionet pas zgjedhore në Serbi të cilat vijnë me protestat nga grupe që nuk bien dakord me rezultatin zgjedhor.

hill

I pyetur nga “Blic”, se përse zyrtarët rusë flasin për një revolucion me ngjyra të inkurajuar nga Perëndimi, Hill, i quajti këto deklarata qesharake.

“Askush nuk po inkurajon revolucionin këtu”, shton ai.

Ndërsa thekson se tashmë Rusisë i kanë mbetur pak miq, veçanërisht në Evropë, kështu që ata vendosën të përdorin zgjedhjet serbe në një përpjekje të dëshpëruar për të qëndruar relevante, duke u përpjekur të ngrenë një pykë midis Serbisë dhe partnerëve të saj euroatlantikë. Gjithçka që i ofrojnë Serbisë është jostabiliteti dhe e kundërta e progresit.

“E kemi pasur të qartë se këto zgjedhje kanë treguar mangësi në proceset zgjedhore në Serbi, të cilat Serbia duhet t’i zgjidhë. Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë OSBE-në, është i gatshëm të ndihmojë. Por përparimi demokratik i Serbisë në fund të fundit varet nga qytetarët e saj. I vetmi aktor ndërkombëtar që qëndron në rrugën e përparimit të saj është Rusia – as Amerika, as Evropa, as dikush tjetër në Perëndim”, tha Hill.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura