Një banesë në Shkodër është përfshirë nga flakët për shkak të shpërthimit të një bombole gazi.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Guerrile dhe shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ka nisur puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:50, në lagjen “Guerrile”, dyshohet për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. G., 51 vjeç.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin. Nga përhapja e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al