Rreth orës 17:30 një banesë në pronësi të shtetasit Durim Rusi është përfshirë nga flakët në fshatin Sovjan të Maliqit.
Burime nga zjarrfikësja e Maliqit bëjnë të ditur se dyshohet që shkak për zjarrin mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
50-vjeçari pronar i banesës jetonte i vetëm ndërsa burime paraprake thonë se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
NJOFTIMI
Maliq/Informacion paraprak
Në fshatin Sovjan, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit D. R., rreth 50 vjeç, i cili nuk ndodhej në banesë kur ka rënë zjarri.
Zjarrëfiksit po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al