Përfshihet nga flakët magazina e drurit, 3 zjarrfikëse në vendngjarje. Ja cili dyshohet të jetë shkaku

Mar 26, 2024 | 18:23
SHPËRNDAJE

Një zjarr i papritur ka rënë pasditen e sotme në një magazinë druri në lagjen “Uznovë” në Berat. Në momentin e rënies së zjarrit, brenda në magazinë dhe përreth saj nuk ka pasur asnjë njeri.

zjarr berat

Zjarri është pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar zjarrfikësit.

Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë zjarrfikës, të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit.

Zjarri është përhapur me shpejtësi brenda magazinës për shkak të lëndës drusore që ndodhej brenda saj por për fikjen e zjarrit dhe mospërhapjen e tij përreth magazinës, zjarrfikësit u ndihmuan edhe nga reshjet e shiut që vijojnë prej 30-minutash.

Si pasojë e zjarrit, nuk ka pasur të lënduar por dëme të mëdha materiale, dëme që ende nuk mund të përllogariten.

Sipas zjarrfikësve në vendngjarje, mendohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura