Një mjet është përfshirë nga flakët dhe për pasojë është djegur, në Koplik.
Policia bën me dihet se dëmet kanë qenë vetëm materiale dhe se shkak i dyshuar është një shkëndijë elektrike.
Ka nisur puna për zbardhjen e shkakut të djegies.
Njoftimi i policisë:
Koplik/Informacion paraprak
Rreth orës 15:20, në dalje të qytetit të “Koplikut”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur, automjeti me drejtues shtetasin A. C. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e djegies.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al