Përfshihet nga flakët mobilieria në Dibër, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi zjarrin

Sep 11, 2024 | 18:35
SHPËRNDAJE

Një mobilieri në lagjen Dobrova në Dibër, është përfshirë nga flakët.

WhatsApp Image 2024-09-11 at 18.33.43 (1)

Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike. Fillimisht zjarri ka nisur në magazinë më pas është përhapur në të gjithë godinën.

Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Ka nisur puna nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura