Përfshihet nga flakët stalla në Shkodër, digjen 22 derra! Ja cili dyshohet të jetë shkaku

Oct 28, 2024 | 11:12
SHPËRNDAJE

Një zjarr ka rënë në një stallë derrash në Shkodër, duke bërë që 22 kafshë të tilla të digjen.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Gjithashtu nga zjarri janë djegur një makinë e parkuar afër stallës dhe e gjithë baza ushqimore e derrave.

Shkak dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike, por komisariati i Policisë Shkodër, ka referuar materialet për vlerësim.

“Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmë, rreth orës 21:10, në fshatin Vukatanë, në stallën e bagëtive të shtetasit A. Gj., ka rënë zjarr, dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike. Si pasojë janë djegur 22 bagëti (derra), bazë ushqimore për bagëtitë dhe pjesërisht një automjet që ishte parkuar afër stallës”, njofton policia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura