Përfshihet nga zjarri magazina e përpunimit të lëndëve drusore në Lushnjë, flakët bllokojnë qarkullimin e automjeteve

Aug 26, 2024 | 20:54
SHPËRNDAJE

Në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë ka rëne zjarr në një magazinë të përpunimit të lëndës drusore. Pesë zjarrfijese ndodhen në vendngjarje në zonën e Qafës së Sokolit, pranë rreth rrotullimit të Çermës, për të vënë flakët nën kontroll.

zjarrrr
Nuk ka lëndime në njerez, por dëmet materiale janë të shumta. Flakët janë përhapur me shpejtësi, për shkak të erës së fortë, duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.

Policia është në vendngjarje për të disiplinuar trafikun.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura