Përfundon protesta e opozitës në PE, Paloka tregon mesazhet e ndërkombëtarëve: PPE mbështet PD për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Oct 23, 2024 | 13:12
SHPËRNDAJE

Protesta e opozitës në Parlamentin Evropian në Strasburg ka përfunduar, ndërsa Edi Paloka në një prononcim për mediat lexoi disa nga mesazhet që kanë dhënë ndërkombëtarët.

paloka

Sipas Palokës, Partitë Popullore Evropiane kanë shprehur mbështetjen për PD dhe kanë vlerësuar kontributin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Shqipëria duhet të respektojë votën e lirë të Shqiptarëve dhe të zbatojë rekomandimet e OSBE ODIHR”, u shpreh Paloka duke cituar zyrtarët e lartë të PPE në Parlamentin Evropian.

Paloka: Janë informuar për situatën politike në Shqipëri, për sulmin ndaj opozitës nga ana e mazhorancës, burgosjet politike, ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri. Partitë Popullore Evropiane mbështesin PD, vlerësojnë kontributin e saj në mbështetje të integrimit në BE dhe kërkojnë luftë të ashpër ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave. PPE do të mbështesin PD në procesin zgjedhor dhe luftën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqipëria duhet të respektojë votën e lirë të Shqiptarëve dhe të zbatojë rekomandimet e OSBE ODIHR

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura