Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së paralajmëroi së fundmi se lufta në Ukrainë nuk do të ketë një fund të shpejtë.
Në një intervistë botuar të dielën e 17 Shtatorit, sipas TheGuardian, shefi i NATO-së, ka thënë se ën fakt shumica e luftërave zgjasin mëshumë se ç’presim, ndaj edhe për në rastin e Ukrainës duhet të përgatitemi për shumë më gjatë.
“Shumica e luftërave zgjasin më shumë se sa pritet, kur fillojnë fillimisht. Prandaj ne duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në Ukrainë”, mësohet të ketë thënë Stoltenberg gjatë intervistës me grupin mediatik gjerman Funke.
Duke u shprehur se aspiron për paqe në këtë rajon, Stoltenberg shton se në fakt edhe nëse Ukraina ndalon së luftuari kjo mund të rrezikojë ekzistencën e saj si shtet.
“Ne të gjithë dëshirojmë një paqe, sa më shpejt. Por në të njëjtën kohë, duhet ta pranojmë se nëse presidenti Zelenskiy dhe ukrainasit ndalojnë së luftuari, vendi i tyre nuk do të ekzistojë më. Ndërsa, nëse presidenti Putin dhe Rusia heqin armët, ne do të kemi paqe”.
Ndërkohë, sa i përket ambicies së Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën, Stoltenberg tha:
“Nuk ka dyshim se Ukraina përfundimisht do të jetë në NATO. Kur të përfundojë kjo luftë, ne kemi nevojë për garanci sigurie për Ukrainën. Përndryshe, historia mund të përsëritet”, shtoi ai.
Kujtojmë se në samitin e korrikut në Vilnius, udhëheqësit e NATO-s ranë dakord që Ukraina mund t’i bashkohet aleancës pasi të plotësohen disa kushte dhe zyrtarët e SHBA-së dhe Gjermanisë e bënë të qartë se këto do të përfshijnë kryerjen e reformave nga Kievi për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al