Përgjimet e ultrasve mafiozë, Zaneti spiunoi hetimet e policisë: Na tregoi që po na monitorojnë

Oct 1, 2024 | 17:55
SHPËRNDAJE

Shtohen telashet për Interin. Pas publikimit të bisedave mes ultrasve mafiozë të arrestuar së fundmi dhe trajnerit Inzagi apo edhe futbollistëve e drejtuesve të tjerë, del në pah një përgjim i cili implikon direkt zëvendëspresidentin e ziakltërve, Havier Zanetin.

sssssss

Ikona e klubit me sa duket ishte në kontakte të vazhdueshme me ultrasit, siç e tregon një përgjim i një bisede mes kapultrasit të Interit, Marko Ferdiko dhe ish-mbrojtësit Marko Materaci më 26 maj 2023.

Sipas dokumenteve të siguruara nga mediat italiane, telefonata nxjerr në pah se Ferdiko ”kishte mësuar nga Zaneti” se “kishte disa funksionarë të Policisë të cilët po monitorojnë tribunën e ultrasve për atë që i ka ndodhur të gjorit Vitorio”.

Këtu ai i referohet vrasjes së liderit historik të interistëve, Vitorio Boioki, i vrarë në vjeshtën e vitit 2022. Një situatë e cila njollos Zanetin, i cili në këtë mënyrë duket se ka paralajmëruar ultrasit për hetimet e policisë, duke i dhënë mundësinë këtyre të fundit të fshihnin aktivitetet e jashtëligjshme që kryesonin shpesh gjatë ndeshjeve e për të cilat tashmë kanë përfunduar pas hekurave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura