Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Berluskonit? ish-kryeministri italian dhe Ish-presidenti legjendar i Milanit shtrohet sërish në spital

Jun 9, 2023 | 16:30
SHPËRNDAJE

Presidenti i Monzës dhe lideri i partisë “Forza Italia”, Silvio Berluskoni është shtruar sërish në spital.

Berluskoni

86-vjeçari ka shkuar në spitalin “San Raffaele” të Milanos për kontroll dhe është detyruar të shtrohet sërish ku do të kalojë natën.

Ai qëndroi aty përpara disa javësh për 45 ditë, ku u dërgua dhe në terapi intensive, me gjendjen që iu përkeqësua, por më pas Berluskoni doli nga spitali më 19 maj.

Kujtojmë se Berlusconi drejton ende partinë “Forzza Italia” që është pjesë e koalicionit të pushtetit.

Ai ka qenë edhe kryeministër i Italisë më herët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura