Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi dje në 74-vjetorin e ndarjes nga jeta, publicistin, shkrimtarin, përkthyesin, albanologun, diplomatin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare shqiptare, Mid’hat Frashëri (1880-1949).
Mid’hat Frashëri lindi në Janinë më 1880 dhe ishte i biri i Abdyl Frashërit, patriotit të shquar shqiptar. Mid’hat Frashëri njihet edhe me pseudonimet “Lumo Skëndo” dhe “Mali Kokojka”.
Mësimet e para i mori nga Naim dhe Sami Frashëri. Nën ndikimin e tyre, ai mori një kulturë të gjerë dhe zotëroi disa gjuhë të huaja. Në vitin 1908 themeloi gazetën “Liria” në Selanik. Nga viti 1897-1928 botoi me ndërprerje revistën “Kalendari Kombiar”. Në vitin 1909 botoi revistën “Diturija” në Selanik, në Konstancë dhe në Tiranë.
Këto revista trajtuan çështje me rëndësi historike, gjuhësore, folkloristike dhe të traditave të popullit shqiptar. Mid’hat Frashëri zhvilloi një veprimtari të gjerë letrare, kulturore dhe politike. Në Kongresin e Manastirit (1908) u zgjodh kryetar dhe u caktua në Komisionin e Alfabetit. Mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, më 28 nëntor 1912. U emërua ministër i Punëve Botore në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës.
Gjatë periudhës së Princ Vidit, u ngarkua me detyrën e ministrit të Postave dhe Punëve Botore. Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore qëndroi në vende të ndryshme të Evropës. Në vitin 1918, u emërua ministër i qeverisë së Turhan pashë Përmetit dhe anëtar i delegacionit zyrtar shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij u shqua si patriot i flaktë, politikan i zellshëm, administrator i drejtë, publicist penëmprehtë, botues skrupuloz, bibliofil i papërsëdytshëm.
Prej shumë shkrimeve që la pas, shkëpusim dy fjali ende të rëndësishme për shqiptarët sot dhe nesër: “Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufinjve në Ballkan” (pjesë e promemories së tij dejtuar konferencës së posaçme që parapriu krijimin e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene) dhe “Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë”.
Në vitet 1923- 1925, mbajti detyrën e ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Athinë. Gjatë ushtrimit të kësaj detyre, Mid’hat Frashëri protestoi për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve myslimanë të Çamërisë nga qeveria greke. Në vitet 1926-1939 hapi librarinë “Lumo Skëndo” në Tiranë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore drejtoi organizatën e Ballit Kombëtar. Në përfundim të luftës, fillimisht shkoi në Itali dhe më pas në Londër, ku formoi Komitetin “Shqipëria e Lirë”.
Vdiq në Nju-Jork, më 3 tetor 1949. Mid’hat Frashëri, djali i Abdyl Frashërit është një nga figurat më të shquara intelektuale shqiptare. Ai ka lënë gjurmë si diplomat, shkrimtar dhe politikan. Eshtrat e rilindasit, shkrimtarit dhe patriotit të madh mbërritën në atdhe në vitin 1920 Mbrëmje gala në Teatrin e Operas dhe Baletit nga 200 të rinj të talentuar Muzhaqi: Përfituan nga kurset falas Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, mori pjesë në eventin përmbyllës të projektit “We are all made of stars 2”, financuar nga thirrja e dytë për projekt-propozime nga organizatat rinore dhe për të rinjtë të Agjencisë Kombëtare të Rinisë.
Në fjalën e saj ministrja Muzhaqi vlerësoi organizatën dhe dy artistët e talentuar, prima balerina Adela Muçollari dhe balerini Anxhelo Muçollari që kanë drejtuar projektin, për punën e mirë që kanë bërë për zbatimin e projektit dhe angazhimin e 200 të rinjve.
“‘We are all made of stars 2’ është një projekt i financuar nga thirrja e dytë për projekt-propozime e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, me anë të së cilës kemi mbështetur 24 projekte në qytete të ndryshme të Shqipërisë”, tha ministrja Muzhaqi, e cila shtoi “E lumtur që këtu kemi të pranishëm 200 të rinj nga 5 qytete, Elbasani, Tirana, Durrës, Lezha dhe Shkodra të cilët kanë përmirësuar aftësitë e tyre me anë të projektit dhe performuan si artistë profesionistë”.
Projekti “We are all made of stars 2” është zbatuar në 5 qytete të Shqipërisë për 9 muaj, ku të rinjtë kanë zhvilluar kurse pa pagesë për kërcim, këndim, teatër dhe aktrim, për ta finalizuar me një mbrëmje gala në Teatrin e Operas dhe Baletit. pikërisht në javën e perkujtimit të 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit, që u drejtua prej tij. Mid’hat Frashëri ishte gjithashtu nje nga nenshkruesit e deklarates se pavaresise. Në qeverinë e Ismail Qemalit u emërua Ministër i Punëve Botërore, ishte anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, në vitet 1919 – 1920.
Ndërsa më 1920 përfaqësoi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve. I përndjekur nga regjimi komunist , i anatemuar si themelues i organizatës së Ballit Kombëtar, Mid’hat Frashëri në përfundim të luftës u vendos në Itali e më vonë në Londër, ku krijoi Komitetin “Shqipëria e Lirë”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al