Përmbytjet në Spanjë/ Qytetarët dalin në protesta, bëjnë thirrje për dorëheqjen e liderit rajonal të Valencias

Nov 10, 2024 | 7:21
SHPËRNDAJE

Protestuesit në Spanje po bëjnë thirrje për dorëheqjen e liderit rajonal të Valencias, Carlos Mazón.

proteesta

Mijëra njerëz janë mbledhur në Valencia për të protestuar kundër reagimit të autoriteteve spanjolle ndaj përmbytjeve vdekjeprurëse të javës së kaluar.

Vendasit besojnë se përgjigja nuk ka qenë e duhur, pasi ka pasur keqmenaxhim nga autoritetet që reaguan ngadalë.

Protesta, e organizuar nga grupe sociale dhe qytetare, denoncoi trajtimin e katastrofës dhe bëri thirrje për dorëheqjen e presidentit të qeverisë rajonale Carlos Mazón.

Shumë qytetarë brohorisnin “Mazón dorëhiqu!”, ndërsa të tjerë mbanin pankarta me mesazhe si “Ju na vratë!”.

Disa protestues u përleshën me policinë përpara bashkisë së Valencias, ku protestuesit filluan marshimin e tyre drejt selisë së qeverisë rajonale.

Mazón ka thënë se përmasat e krizës kanë qenë të paparashikueshme dhe se administrata e tij nuk mori paralajmërime të mjaftueshme nga autoritetet qendrore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura