Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit! Të dënuarit ngrenë alarmin: Rrezik për përhapjen e sëmundjeve infektive

Jan 29, 2025 | 20:02
SHPËRNDAJE

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin e parë të këtij institucioni.

auto_burgu_durresit1658147048

Burgu gjendet në zonën e ish-kënetës, një prej më të prekurave nga përmbytjet. Sot pasdite, ujërat kanë shpërthyer duke hyrë në katin e parë ku gjenden qelitë e të dënuarve, dhe më pas ata janë zhvendosur në katin e dytë.

Një prej të burgosurve me shtetësi amerikane ka ngritur alarmin se shpërthimi i ujërave të ndotur brenda burgut rrezikon hapjen e sëmundjeve infektive tek të dënuarit.

Kanali i ujërave të zeza kalon pranë burgut të Durrësit dhe nga reshjet e shiut ka shpërthyer duke sjellë këtë situatë të pazakontë e të rrezikshme.

Të afërmit e të burgosurve kanë kontaktuar me avokatët dhe mediat, për të bërë publik shqetësimin dhe për të kërkuar masa në një situate alarmante ku gjendet burgu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura