“Përpjekje donkishoti”- Deputeti Boçi për ‘Djathtas 1912’: Tendenca për të krijuar parti të reja sipas orekseve të grupeve të caktuara, film i parë në PD! Ndjej keqardhje për kolegët sepse…

Oct 12, 2024 | 17:58
SHPËRNDAJE

Partia më e re politike në Shqipëri “Djathtas 1912”, është komentuar nga nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi, i cili tha se është një film i parë në PD.

boci (1)

Ai tha në emisionin ‘Kjo Javë’ se është një fenomen i shpeshtë krijimi i partive të reja politike, por argumentoi se kjo duhet të ndodhë kur shoqëria ka nevojë, jo sipas orekseve politike të grupeve të caktuara.

“Kjo tendenca për të krijuar parti të reja sipas orekseve të grupeve të caktuara, është një fenomen që e kemi parë shpesh. Një film i parë në PD. Sa e madhe paska qenë kjo PD. Kjo mund të jetë partia e 11 e krijuar.

 Duhet të jetë nevojë e shoqërisë për parti politike, ndërsa tani janë artifice sepse shoqëria është e mbingopur me parti. Krijimi krijon hilaritet të masa.

Ka një shkëlqim në një segment të caktuar dhe pastaj… Një parti politike krijohet për marrjen e pushtetit dhe një parti që nuk e arrin këtë synim bëhet qesharake”, tha ai.

I pyetur nëse ndikon te Partia Demoktratike, Boçi e pohoi duke thënë si vijon:

“Ndikon në PD aq sa kanë ndikuar partitë e tjera, sepse nuk krijon komoditet te demokratët, sepse bën opozitën e PD-së”.

Pyetjes nëse ndjen keqardhje për ndonjë nga kolegët që janë pjesë e kësaj partie të re, deputeti u shpreh duke thënë:

“Më vjen keq, sigurisht që kam keqardhje sepse më duken përpjekje donkishoti të marrës iniciativa të tilla. Do të doja të ishin në një grup të përbashkët sepse PD i lejojë fraksionet dhe pranon mendimin ndryshe.

Në PD kanë qenë kontributor, por është e drejta e tyre. Karrierat e tyre mund të ecnin shumë mirë në PD sepse votat i kanë nga elektorati i PD-së. Pasi të zhvisheshin nga ky detyrim mund të krijonin parti”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura