“Përpjekje e ulët për të thënë që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë”- Rama flet me shifra: Deri në qershor kanë hyrë 1.7 milionë qytetarë! Është rritur numri i turistëve nga Turqia

Jul 17, 2024 | 11:53
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama tha se pjesë e sulmit për të dëmtuar turizmin shqiptar është një përpjekje e ulët për të thënë se shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë.

Rama tha gjithashtu se për të zbritur me charter në aeroportin e Tiranës duhet të prenotosh tre ditë më parë.

“Nga ana tjetër, pjesë e këtij sulmi është dhe një përpjekje shumë e ulët për të thënë që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë. Ndërkohë që fakti është, se nga janari deri në qershor, kanë 1,7 milionë hyrje të qytetarëve të Kosovës ose 25% më shumë se vjet. Ndërkohë që, po të shohim të tjerët, ne vjet u surprizuam pozitivisht nga prurja e italianëve.

Italianët, deri në qershor kanë qenë 486 mijë ose 57%. Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq, 61% nga vjet pastaj turistët polakë 74% që kanë qenë nga të parët që kanë ardhur në Shqipëri, por kanë shkuar mbi 100 mijë deri në qershor.

E ndërkohë aeroporti i Tiranës është në pamundësi për të dhënë leje të uljeve të avionëve charter për shkak se nuk ka vend për 24 orë dhe për të ulur një charter në aeroportin e Tiranës duhet të lajmërosh 3 ditë përpara dhe duhet të prenotosh 3 ditë përpara, gjë që, natyrisht, do të adresohet sepse në aeroportin e Tiranës ka filluar një punë intensive për zgjerimin e pistës, për zgjerimin e vendeve të parkimit, do të hapët aeroporti i Vlorës, por për të gjitha këto është e nevojshme të merren në konsideratë për diçka tjetër|”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura